Ad
Në seancen e sotme plenare do të miratohen disa ndryshime në përbërjen e komisionit për reformën zgjedhore

Në seancen e sotme plenare do të miratohen disa ndryshime në përbërjen e komisionit për reformën zgjedhore

Ad

Fjala e deputetes së PS Antoneta Dhima

Diskutimi në seancën e sotme plenare mbi raportin e veprimtarisë vjetore të komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018.

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit!
Të nderuar koleg deputetë dhe deputete!
Të dashur Qytetarë!

Në seancën e sotme plenare jemi duke diskutuar mbi raportin e veprimtarisë vjetore të komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018.

Duke parë rëndësinë që kanë ndryshimet në kodin zgjedhorë nga ana e kuvendit me fillimin e sesionit të parë të kësaj legjislature, me vendimin nr. 102/2017, datë 13 Tetor 2017, është ngritur dhe ka funksionuar Komisioni i posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore, i cili ka si objekt të veprimtarisë së tij hartimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor bazuar në rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e viteve 2013, 2015 dhe 2017, në rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet dhe të propozimeve të partive politike të cilat kanë marrë secila jo më pak se 1 për qind të votave në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Shqipërisë.
Komisioni i posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore gjatë veprimtarisë së tij , ka përcaktuar objektivat e punës, ka miratuar planin e punës , metodologjinë dhe kalendarin e punës me konsensus dhe ka zhvilluar gjithsej 14 mbledhje.

Gjatë kësaj periudhe ky komision ka zhvilluar 3 seanca dëgjimore me organizata të shoqërisë civile të cilat kanë në fokus të veprimtarisë së tyre çështje që lidhen me administrimin e procesit zgjedhorë, në të cilat përfaqësuesit e këtyre organizatave kanë paraqitur në problematikat e identifikuara nga ana e tyre në proceset e mëparshme zgjedhore si dhe kanë paraqitur propozimet e tyre për mënyrën e trajtimit të këtyre çështjeve nga Komisioni.
Po keshtu nga ana e këtij komisioni është kërkuar bashkëpunim, në nivel ekspertesh me zyrën e OSBE-ODHIR në Varshavë dhe Komisionin e Venecias si dhe është kërkuar asistencë teknike nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe nga ana e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

Me mbështetjen e prezencës së OSBE dhe Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë si dhe bazuar në metodologjinë e punës së miratuar nga ana e komisionit janë organizuar 8 tryeza teknike në të cilat janë trajtuar çështje të identifikuara si prioritare dhe në funksion të adresimit të rekomandimeve që OSBE-ODIHR-it që kanë reflektuar në raportete e tyre për tre zgjedhjet e fundit 2013,2015 dhe 2017.
Disa nga temat më të rëndësishme të cilat janë trajtuar nga ana e ekspertëve si dhe evidentini i praktikave ndërkombëtare nga ana e prezencës së OSBE –së dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë kanë qënë :

• “Fushata dhe rekomandime kyçe të OSBE/ODHIR-it” .
• “Rregullimi i financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore”.
• Rekomandime për Opsionet për Reformë”.
• “Teknologjitë e Reja të Votimit”.
• ” Shitblerja e votës”.
• “Përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale”.
• “Votimi i shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit”
• ”Administrata Zgjedhore” .
• “Media gjatë fushatës zgjedhore”.

Të gjitha këto tryeza që ka zhvilluar komisioni i posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore, kanë qënë me pjesëmarrjen e shoqërisë civile të cilat në fokus të veprimtarisë së tyre kanë monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse KQZ-se, Ministrisë së Brendshme , Ministrisë së Drejtësisë , etj të cilët kanë qenë aktive së bashku me deputetet në pyetjet drejtuar eksperteve dhe dhënien e opinioneve të tyre për temat e diskutuara në këto tryeza.

Bazuar në raportet dhe rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e zhvillua në 2013, 2015, 2017 në Shqipëri, si dhe rekomandimet e eksperteve të OSBE/ODIHR , rekomandimet e shoqërisë civile dhe problematikat e ngritura nga takimet dhe tryezat është hartuar një projektligj për amendime në Kodin Zgjedhor i cili i është derguar Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i cili ka zhvilluar një takim konsultativ me kryetarë të partive parlamentare dhe jo parlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile të cilët në fokus të aktivitetit të tyre kanë monitorimin e proceseve zgjedhor , përfaqësues të shoqatave të mediave si dhe përfaqësues të trupit diplomatik (ambasadore ose zv/ ambasadore) ku përfaqësues të partive jo parlamentare sugjeruar dhe dhanë mendime për përmirësimin e projektligjit të paraqitur.

Po kështu nga ana e kolegëve të maxhorancës të cilët janë anëtarë të Komisionit të Posaçëm të Reformës zgjedhore, është depozituar si nisme ligjore projektligji “ Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 10019 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë “ i ndryshuar.

Partia Socialiste është e vendosur për të çuar përpara reformën zgjedhore, me konsensus sa më të gjerë politik dhe në konsultim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Edhe pse PD-ja dhe LSI-ja dogjën mandatet duke u larguar nga Kuvendi, ne jemi të gatshëm të diskutojë me opozitën e re, e cila ka 20 deputetë në Kuvend për të miratuar reformën zgjedhore për të cilën ndërkombëtarët kanë bërë thirrje disa herë për të miratuar sa më shpejt këtë reformën .

Ne seancen e sotme plenare do te miratohen disa ndryshime ne përbërjen e komisionit per reformën zgjedhore ndryshime të cilat i garantojnë Partisë Demokratike të njëjtat të drejta si Partia Socialiste, përfshi edhe të drejtën e vetos. Pranë komisionit do të caktohet një vëzhgues nga PD i cili do të ketë të drejtat që ka bashkëkryetari.

Mandati i komisionit te reformës zgjedhore do të shtyhet deri në datën 5 maj, që është edhe moment i fundit që Partia Socialiste do të presi opozitën, në të kundërt mazhoranca do të miratojë e vetme ndryshimet në kodin zgjedhor, pasi ky është një prej kushteve që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Tashmë është e qartë se është shumë vonë që të zbatohen ndryshimet në kodin elektoral dhe në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkohet me kodin e miratuar në korrik të vitit 2012.
Ndërkombëtarët në mënyrë të vazhdueshme kanë theksuar dhe ritheksuar se qeveria dhe parlamenti janë legjitimë dhe zgjedhjet lokale dhe parlamentare do te kryhen në afatet e përcaktuara me kodin zgjedhorë dhe jo nga presioni politikë i opozitës.

Palët duhet të bashkëbisedojnë me njëra -tjetrën dhe të gjejnë kompromisin pasi kultura e kompromisit është një kulturë që na e ka mësuar BE. Kultura e kompromisit është një kulturë që lejon që palët politike të ecin përpara.

Ashtu si reforma në Drejtësi për Shqipërinë është një histori suksesi, për të cilën ne mund të krenohemi dhe sidomos me procesin e vetting-ut, i cili është unikal në të gjithë botën, ashtu edhe reforma zgjedhore mund te jete nje histori suksesi për shqipërinë dhe plotesim i kushtit për anetarësimin e saj ne Bashkimin Europian.

Jo më larg se dje Komisioneri Hahn për herë të parë shpalosi se cili do të jetë rekomandimi i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: “Ne duhet të shohim tek një perspektivë afatgjatë dhe ne në Komisionin Europian në fund të majit do të prezantojmë progres-raportin për çdo vend në rajon, duke përfshirë edhe Turqinë. Në bazë të asaj që ne kemi vërejtur, do të bëjmë rekomandimin për Maqedoninë e Veriut, gjithashtu Shqipërinë, që këto vende duhet të nisin fazën parapërgatitore për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe kjo do të bëhet zyrtarisht” theksoi ai.

Aktualisht është koha që të gjitha institucionet shtetërore, shoqëria civile, sektori privat, partitë politike, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për vendimin e qershorit.

Urime dhe suksese komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në veprimtarinë e tij për vitin 2019.

Ftoj kolegët deputetë dhe deputete të miratojnë rezolutën për vlerësimin e veprimtarise vjetore të komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018.

FALEMINDERIT !

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *