Ad
Në nëntor të vitit 2016, Kobi Brajant kishte zgjedhur që t’i jepte lamtumirën basketbollit

Në nëntor të vitit 2016, Kobi Brajant kishte zgjedhur që t’i jepte lamtumirën basketbollit

Ad

Në nëntor të vitit 2016, Kobi Brajant kishte zgjedhur që t’i jepte lamtumirën basketbollit nëpërmjet një letre. Fjalët e kampionit në atë kohë mallëngjyen të gjithë botën e sportit. Ja letra e tij:I dashur basket, qysh nga momenti kur nisa të mbath atletet e tim eti duke imagjinuar trepikëshat e shënuar në sekondën e fundit në ‘Great Western Forum’ e dija që një gjë ishte e vërtetë: isha dashuruar me ty. Një dashuri kaq e thellë, saqë të dhashë gjithçka. Nga mendja te trupi, nga fryma te shpirti.

Një fëmijë gjashtëvjeçar i dashuruar marrëzisht me ty. Nuk e pashë kurrë fundin e tunelit, vetëm veten duke dalë prej tij. Dua ta dish që të dy mund të shijojmë çdo çast që na mbetet.

I bukur e i shëmtuar. I kemi dhënë njëri-tjetrit gjithçka kishim. Dhe të dy e dimë se çdo gjë që do të bëj më pas, do të mbetem përherë ai fëmija gjashtëvjeçar me atletet mbathur dhe kazanin e mbeturinave si kosh aty në cep, edhe 5 sekonda lojë 5… 4… 3… 2… 1. Do të të dua përherë. Kobe”.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *