Ad
Në ndihmë të shqiptarëve/Kush është grekja që dhuroi 1,000 dollarë për të prekurit e tërmetit

Në ndihmë të shqiptarëve/Kush është grekja që dhuroi 1,000 dollarë për të prekurit e tërmetit

Ad

Shqipëria u godit sot nga një tërmet apokaliptik me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, i paraprirë nga të tjerë tërmete dhe i shoqëruar me pasgoditje të fuqishme, me epiqendër në detin Adriatik, 10 km nga qyteti i Durrësit.

Numri i viktimave ka shkuar në 24, ndërsa në spital janë paraqitur mbi 600 të lënduar për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve më të fundit, dyshohet se ka ende shumë persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërkohë Sizmologët kanë deklaruar se deri më tani janë numëruar mbi 200 lëkundje të tokës në Shqipëri.

Në këtë fatkeqësi natyrore, që duhet të na bashkojë dhe solidarizojë të gjithëve për të ndihmuar sado pak ata që janë prekur nga ky tërmet shkatërrimtar, stafi i JOQ Albania ndërmori një nismë për të hapur një llogari në GoFundMe ku çdo qytetar, shqiptar ose i huaj, të ketë mundësi të kontribuojë për personat e dëmtuar nga lëkundjet apokaliptike të tokës.

Dhe ashtu si në çdo rast tjetër, populli shqiptar e tregoi qartë se ka një zemër të madhe në të tilla fatkeqësi, pavarësisht se jemi ndër popujt më të varfër në botë.

Nuk ishin vetëm shqiptarët ata që kontribuan në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, por kishte edhe shtetas të huaj.

Një prej tyre është edhe një vajzë greke me emrin Elpida Christodoulou. Ajo ka dhuruar 1 mijë dollarë për shqiptarët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Vlen të theksohet se përveç shqiptarëve të Kosovës, të cilët qëndruan përkah vëllezërve dhe motrave të tyre shqiptarë duke kontribuar me të gjitha mënyrat, të shumtë kanë qenë edhe shtetasit e huaj që janë solidarizuar me këtë fatkeqësi që goditi vendin tonë.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *