Ad
 Ne kohen e Berishes 210 shqiptare te kerkuar nga drejtesia italiane levizin lirshem ne Shqiperi

 Ne kohen e Berishes 210 shqiptare te kerkuar nga drejtesia italiane levizin lirshem ne Shqiperi

Ad

 Ne kohen e Berishes 210 shqiptare te kerkuar nga drejtesia italiane levizin lirshem ne Shqiperi. Deklarata nga zv.ministri italian i Drejtesise Alberto Maritati ne nje interviste eksluzive per News24
Ja se si ishte situata atehere…
Italia i kerkon Shqiperise te arrestoje 70 persona shume te kerkuar te gjithe shqiptare, si shenje te vullnetit ne luften kunder krimit te organizuar. Ne nje interviste ekskluzive per NEWS 24, zevendesministri i drejtesise italiane, zoti Alberto Maritati tha se i ka kerkuar kete gje ministrit shqiptar te drejtesise Ilir Rusmali, gjate takimit qe ata kane zhvilluar sot. Per kete ceshtje, zv ministri i drejtesise Italiane dhe ministri Rusmali kane vendosur piketat e nje marreveshjeje qe pritet te neshkruhet ne javet e ardhshme nga ministri italian D’Alema dhe ai i drejtesise shqiptare, Rusmali. 70 shqiptaret e kerkuar nga drejtesia italiane, te gjithe te denuar te formes se prere, perbejne vetem 1\3 e gjithe te kerkuarve per te cilet drejtesia italiane disponon informacion qe levizin fare lirshem ne Shqiperi. Sipas burimeve, gjate takimit, Ministri Rusmali ka akuzuar drejtpersedrejti Prokurorine e Pergjithshme shqiptare, si shkaktare te mos arrestimit te gjithe personave te kerkuar.

Ne vemendje te dy vendeve do te rikthehet projekti i krijimit te nje zyre te perbashket me qender ne Itali, e cila do te koordinoje te gjitha hetimet mbi te denuar shqiptare dhe italiane apo edhe nga vendet e rajonit. Burime nga takimi Maritati-Rusmali bejne te ditur se ministri yne e i drejtesise ka denoncuar ato qe i ka quajtur motivet per te cilat keta te kerkuar nga drejtesia italiane, nuk jane arrestuar, ku peshen kryesore sipas Rusmalit e ka prokuroria shqiptare, por dhe vonesat e shkaktuara ne dergesat e dokumentacioneve nga drejtesia italiane. Ne kete interviste, zv ministri i drejtesise italine Alberto Maritati ka komentuar edhe arsyet e vizitave te munguara prej afro 2 vjetesh si nga prokurori i antimafias italiane ne Tirane dhe anasjelltas.

Nje nga motivet kryesore sipas tij, jane edhe konfliktet e fundit midis ministrise se drejtesise dhe prokurorit te pergjithshem, por mbi te gjitha edhe qendrimi korrekt i Italise per te mos nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *