Ad
Ne Kodin Penal sa here qeveria has ndonje problem kerkon te nderhyje ne ligj duke ashpersuar

Ne Kodin Penal sa here qeveria has ndonje problem kerkon te nderhyje ne ligj duke ashpersuar

Ad

Nga Esmerald Xhafa

Ndryshimet ne Kodin Penal.
Kodi Penal, Kodi i Procedures Penale, Kodi Civil, Kodi i Procedures Civile, Drejtesia Penale per te Mitur jane pjese e paketes te ligjeve te reja te “Reformes ne Drejtesi”.

Ne Kodin Penal sa here qeveria has ndonje problem kerkon te nderhyje ne ligj duke ashpersuar denimet a thua se zgjidhja e vetme per te kontrolluar dhe per te futur ne hullukun e shinave normale njerezit eshte burgu.

Une mendoj se kjo eshte gjeja me e gabuar dhe atij qe mendon kete si zgjidhje nje dite do ti kthehet si boomerang, c’kusur kemi ne qe te paguajme nga taksat tona nga 450 euro me muaj per cdo person te burgosur sepse qeveria eshte e paafte te kontrolloje njerezit e saj.

Pse e them kete gje ?
A mund te ndalohet duke shtuar masen e denimit per nje shtetas i cili nuk ka asnje mundesi punesimi, dhe e vetmja pune qe mund te siguroje te ardhura eshte duke punuar ne plantacionet e kanabisit, apo te pranoje qe te paguhet pak me shume dhe te mos sigurohet ne punen ne ndertim,apo te shkoje te mari canten ne kurriz dhe te kaloje kufirin me lloj e lloj menyrash te paligjshme pasi shikon qe ne darke ska buke ne Sofer per te ushqyer familjen e tij, dhe qe ndihma ekonomike qe jep qeveria nuk i mjafton as per te paguar energjine elektrike , me thoni ju A KA BURG NE BOTE QE E NDALON KETE NJERI.

Nje problem tjeter qe na lind dhe me vjen turp por duhet ta pranoj eshte paprofesionalizmi i atyre qe hartojne ligje me vendin tone, jane aq te dobet dhe te paafte sa shume dispozita kundershtojne apo perplasi me njera tjetren.

Jemi bere gazi i botes me keto ndryshime te herepas’hershme dhe nuk e ka fajin Kodi e ka fajin ekonomija qe eshte ne renie te lire, e kane fajin politikat social ekonomike qe po e zhdukin shtresen e mesme dhe se gjithe ekonomia e vendit qarkullohet nga 4 persona te vetem, nuk kam asgje kunder tyre se jemi ne ekonomi tregu dhe shteti eshte rregullatori i ekonomise.

Zot jepu mend e mbaju doren nisen me ndryshimet e Kodit Penal me pas me shkarkimin e Presidentit,po vazhdojne me shkarkimine Arben Malajt, …i lutem Papes te mos thote ndonje fjale kunder qeverise tone te madherishme se do mblidhen ta SHKARKOJNE EDHE PAPEN.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *