Ad
Në heshtje të plotë dhe larg zhurmës së mediave, ja sa persona të prekur nga tërmeti kanë ndihmuar Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Në heshtje të plotë dhe larg zhurmës së mediave, ja sa persona të prekur nga tërmeti kanë ndihmuar Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Ad

Shumë këngëtarë shqiptarë janë kritikuar se nuk i kanë ndihmuar të prekurit nga tërmeti, vetëm se ata kanë heshtur duke mos treguar ndihmat që kanë dhënë.Pas këtyre kritikave, ka reaguar Miriam Cani, e cila në një postim të saj në Instagram ka thënë se bashkë me Albanin kanë ndihmuar më shumë se 200 persona, por për dallim nga të tjerët, këtë e kanë bërë në heshtje për shkak të natyrës dhe profilit që ata ruajnë në publik..

“Jam e lumtur që kemi arritur t’ju vijmë sado pak në ndihme rreth 200 personave të prekur nga tërmeti të cilet janë strehuar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës.

Në këto ditë të vështira si shumë të tjerë, ata kanë nevoje për çdo lloj suporti material apo financiar.

Çdokush që dëshiron të kontribuoj në vazhdim për ato familje mund t’i drejtohet direkt kishës apo këtij numër kontakti: +355 67 201 4591”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Miriam ka shtuar se përveç ndihmave bazike dhe jetësore duhet të ndihmohet edhe shpirtërisht.

“Ashtu siç ushqehet dhe ngrohet trupi, ashtu dhe shpirti ka nevoje për ushqim e ngrohtësi. Ndoshta prej natyrës unë dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar, por në heshtje dhe me dashuri e zemër jemi munduar të ndihmojmë ku kemi mundur.

Faleminderit të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Diasporë që edhe njëherë dëshmuan që kur bashkohemi në emër të dashurisë mund të marrim në dore fatet e kombit e të bëjmë diferencën. Është dëshmia se ENDE KA SHPRESE Paqe e dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar në këtë postim këngëtarja

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *