Ad
NDRYSHON LIGJI, JA SI DO PËRGJOHEN DHE SURVEJOHEN PUSHTETARËT, KONTROLLI I BANESAVE DHE KONFISKIMI I PASURIVE

NDRYSHON LIGJI, JA SI DO PËRGJOHEN DHE SURVEJOHEN PUSHTETARËT, KONTROLLI I BANESAVE DHE KONFISKIMI I PASURIVE

Ad

Ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë zgjerimin e mënyrave dhe të metodave të përgjimit dhe të survejimit të pushtetarëve apo njerëzve të zakonshëm, të dyshuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale. Rregulla të reja dhe të qarta parashikohen gjithashtu edhe sa i takon kontrollit të banesave si dhe për konfiskimin e pasurive, sidomos të llogarive bankare. Ligji i r, parashikon që veprimet e përgjimit të komunikimeve që kryhen me telefon ose me çdo mjet tjetër teknik, kryhen vetëm me anën e pajisjeve që administrohen nga Prokurori i Përgjithshëm. Kur konstaton se njëri nga kushtet e përgjimit nuk ekziston më, oficeri i policisë gjyqësore njofton menjëherë prokurorin, i cili urdhëron ndalimin e përgjimit dhe vë në dijeni gjykatën.

Komunikimet e përgjuara regjistrohen dhe për veprimet e kryera mbahet procesverbal. Procesverbalet dhe regjistrimet i dorëzohen menjëherë prokurorit dhe, brenda pesë ditëve nga mbarimi i veprimeve, ato depozitohen në sekretari bashkë me aktet që kanë urdhëruar, autorizuar, vleftësuar dhe zgjatur përgjimin. Po ashtu, ligji i ri parashikon që përgjimi dhe regjistrimi i komunikimeve që kryhen me telefon ose me çdo mjet tjetër teknik, vëzhgimi dhe regjistrimi i fshehtë audio dhe/ose video në vende private, marrja e të dhënave për trafikun e komunikimeve hyrëse dhe dalëse telefonike, vëzhgimi i adresës elektronike apo çdo lloj adrese tjetër dhe sekuestrimi i korrespondencës lejohen vetëm kur procedohet për krime të kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se katër vjet dhe për kundërvajtjet penale të fyerjes e të kanosjes, të kryera me mjete të komunikimit.

Kontrolli i banesave

Ligi i ri parashikon që në raste të ngutshme që nuk lejojnë nxjerrjen e një vendimi kontrolli, kontrolli personal ose i banesës autorizohet nga prokurori me vendim të arsyetuar. Kontrolli në një banesë ose në një vend të mbyllur ngjitur me të nuk mund të fillojë para orës shtatë dhe pas orës njëzet. Në raste të ngutshme, prokurori mund të urdhërojë me shkrim që kontrolli të fillojë jashtë këtij orari. Kur kërkohet një send i caktuar, prokurori mund të kërkojë dorëzimin e tij. Në qoftë se sendi dorëzohet, kontrolli nuk bëhet, me përjashtim të rasteve kur, pas dorëzimit të sendit, krijohen arsye të bazuara për të besuar se nga kontrolli mund të zbulohen gjurmë apo sende të tjera. Për të përcaktuar sendet që mund të sekuestrohen ose për të verifikuar rrethana të caktuara të nevojshme për hetimin, prokurori ose oficerët e policisë gjyqësore të deleguar prej tij, mund të kontrollojnë veprimet, dokumentet dhe korrespondencën pranë bankave.

Disa nga ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

“Neni 202
Kushtet për kryerjen e kontrolleve
1. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se dikush fsheh në personin e tij gjurmë të veprës penale ose sende me rëndësi për procedimin penal, gjykata merr vendim për kontrollin personal. Kur këto sende ndodhen në një vend të caktuar, vendoset kontrolli i vendit ose banesës.
2. Në raste të ngutshme që nuk lejojnë nxjerrjen e një vendimi kontrolli, kontrolli personal ose i banesës autorizohet nga prokurori me vendim të arsyetuar. Në këto raste, prokurori njofton gjykatën menjëherë, por jo më vonë se njëzet e katër orë nga momenti i marrjes së vendimit. Brenda dyzet e tetë orëve nga momenti kur prokurori ka marrë vendimin, gjykata merr vendim të arsyetuar për vleftësimin e kontrollit si të ligjshëm ose jo. Kur vleftësimi nuk bëhet në afatin e caktuar, rezultatet e kontrollit nuk mund të përdoren dhe sendet e sekuestruara duhet të kthehen, përveç rastit kur janë sende të paligjshme.
3. Gjykata që ka nxjerrë vendimin mund të veprojë vetë ose të urdhërojë që veprimi të kryhet nga oficerët e policisë gjyqësore, të caktuar në vendimin e kontrollit.
4. Në rast flagrance ose në rast ndjekje të personit që është duke ikur, që nuk lejojnë nxjerrjen e një vendimi kontroll, oficerët e policisë gjyqësore kryejnë kontrollin e personit ose të vendit, duke zbatuar rregullat e caktuara në nenin 298.”

“Neni 206
Koha për kryerjen e kontrollit të banesës
1. Kontrolli në një banesë ose në një vend të mbyllur ngjitur me të nuk mund të fillojë para orës shtatë dhe pas orës njëzet. Në raste të ngutshme, prokurori mund të urdhërojë me shkrim që kontrolli të fillojë jashtë këtij orari.”

Neni 58
Neni 207 ndryshohet si vijon:
“Neni 207
Sekuestrimi gjatë kontrollit
1. Gjatë kontrollit sekuestrohen sendet dhe dokumentat që kanë lidhje me qëllimin e kontrollit.
2. Nëse gjatë kontrollit zbulohen sende që nuk lidhen me veprën penale për të cilën është autorizuar kontrolli, por që tregojnë se mund të jetë kryer një vepër tjetër penale që ndiqet ex officio/zyrtarisht, këto sende përshkruhen në procesverbalin e kontrollit dhe sekuestrohen.
3. Nëse prokurori nuk kryen vetë kontrollin apo nuk merr pjesë në të, oficerët e policisë gjyqësore e njoftojnë atë menjëherë për ekzistencën e sendeve që duhet të sekuestrohen.”

Kufijtë e lejimit
1. Përgjimi dhe regjistrimi i komunikimeve që kryhen me telefon ose me çdo mjet tjetër teknik, vëzhgimi dhe regjistrimi i fshehtë audio dhe/ose video në vende private, marrja e të dhënave për trafikun e komunikimeve hyrëse dhe dalëse telefonike, vëzhgimi i adresës elektronike apo çdo lloj adrese tjetër dhe sekuestrimi i korrespondencës lejohen vetëm kur procedohet:
a) për krime të kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se katër vjet;
b) për kundërvajtjet penale të fyerjes e të kanosjes, të kryera me mjete të komunikimit;
2. Vëzhgimi, fotografimi dhe regjistrimi i fshehtë audio dhe/ose video në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes lejohen kur procedohet për krime të kryera me dashje.
3. Veprimet e parashikuara nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni urdhërohen kundër:
a) të dyshuarit për kryerjen e një vepre penale;
b) personit që dyshohet se merr ose transmeton komunikime nga i dyshuari;
c) personit që merr pjesë në transanksione me të dyshuarin;
ç) personit, vëzhgimi i të cilit mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes ose të identitetit të të dyshuarit.
4. Rezultati i përgjimit dhe vëzhgimit është i vlefshëm kundër të gjithë komunikuesve.
5. Përgjimi parandalues rregullohet me ligj të veçantë. Rezultatet e tij nuk mund të përdoren si provë.
6. Mosrespektimi i parashikimeve të paragrafëve 1, 2 dhe 3 të këtij neni i bën rezultatet e përgjimit ose të vëzhgimit të papërdorshme.”

Neni 222 ndryshohet si vijon:
“Neni 222
Lejimi i përgjimit
1. Përgjimi dhe regjistrimi i komunikimeve që kryhen me telefon ose me çdo mjet tjetër teknik, vëzhgimi dhe regjistrimi i fshehtë audio dhe/ose video në vende private, vëzhgimi i adresës elektronike apo çdo lloj adrese tjetër dhe sekuestrimi i korrespondencës lejohen nga gjykata me vendim të motivuar, mbi kërkesën e prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues. Përveç kushteve të parashikuar në paragrafët 1 dhe 3 të nenit 221, kërkuesi duhet të argumentojë pse veprimi është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve të filluara, si edhe të tregojë se ekzistojnë indicie të rëndësishme fajësie.
2. Gjykata merr vendim në dhomën e këshillimit, pa praninë e palëve. Kundër vendimit të gjykatës që refuzon kërkesën mund të bëhet ankim i veçantë.
3. Vendimi i gjykatës tregon mënyrën e kryerjes dhe kohëzgjatjen e veprimeve, e cila nuk mund t’i kalojë pesëmbëdhjetë ditët. Me kërkesë të prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues, ky afat mund të zgjatet nga gjykata sa herë është e nevojshme, por secila zgjatje nuk mund të jetë më e gjatë se 40 ditë, kur procedohet për krime që janë në kompetencë të gjykatave për krimet e rënda, dhe 20 ditë, kur procedohet për krime të tjera dhe kundërvajtje. Kërkesa për zgjatjen pranohet nëse vazhdojnë të ekzistojnë kushtet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni.
4. Vendimi i gjykatës për lejimin e vëzhgimit ose regjistrimit të fshehtë audio dhe/ose video në vende private përmban edhe autorizimin e hyrjes së fshehtë të oficerit të policisë gjyqësore ose specialistit të kualifikuar në këto vende, për të realizuar veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit. Ky autorizim duhet të zbatohet brenda 10 ditëve. Nëse autorizimi zbatohet tej këtij afati, rezultatet nuk mund të përdoren.

Neni 66
“Neni 222/a
Lejimi i vëzhgimit
1. Vëzhgimi, fotografimi dhe regjistrimi i fshehtë audio dhe/ose video në vende publike, përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes marrja e të dhënave për trafikun e komunikimeve hyrëse dhe dalëse telefonike autorizohen nga prokurori.
2. Në regjistrin që mbahet në prokurori shënohen aktet që lejojnë, autorizojnë, vleftësojnë ose zgjasin veprimet e parashikuara nga paragrafin 1 të këtij neni, si dhe fillimin e mbarimin e zbatimit të çdo akti.”

Neni 68
Neni 223 ndryshohet si vijon:
“Neni 223
Veprimet e përgjimit të komunikimeve
1. Veprimet e përgjimit të komunikimeve që kryhen me telefon ose me çdo mjet tjetër teknik kryhen vetëm me anën e pajisjeve që administrohen nga Prokurori i Përgjithshëm.
2. Kur konstaton se njëri nga kushtet e përgjimit nuk ekziston më, oficeri i policisë gjyqësore njofton menjëherë prokurorin, i cili urdhëron ndalimin e përgjimit dhe vë në dijeni gjykatën.
3. Komunikimet e përgjuara regjistrohen dhe për veprimet e kryera mbahet procesverbal.
4. Procesverbalet dhe regjistrimet i dorëzohen menjëherë prokurorit dhe, brenda pesë ditëve nga mbarimi i veprimeve, ato depozitohen në sekretari bashkë me aktet që kanë urdhëruar, autorizuar, vleftësuar dhe zgjatur përgjimin. Kur nga depozitimi mund të dëmtohen hetimet, gjykata autorizon prokurorin që ta shtyjë depozitimin deri në përfundimin e hetimeve paraprake.
5. Mbrojtësit dhe përfaqësuesit e palëve lajmërohen menjëherë për depozitimin në sekretari dhe për të drejtën që kanë për të shqyrtuar aktet e për të marrë kopje të regjistrimeve dhe të transkripteve që mund të jenë bërë nga prokurori

● – RRJETAT.COM

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *