Ad
Ndryshime në njësitë administrative, Veliaj i beson postin Alketa Çobos

Ndryshime në njësitë administrative, Veliaj i beson postin Alketa Çobos

Ad

Prej disa ditësh kryetari i Bashkisë Tiranë ka nisur të bëjë ndryshime në strukturën e tij për administrimin e njësive të kryeqytetit.
Ditën e sotme janë prezantuar dhe dy prej administratorëve të njësisë 7 dhe 11.

Pas Gjinovefa Kadriut, një administratore e zonja e cila u përkushtua për t’i shërbyer denjësisht komunitetit të banorëve të kësaj njësie për 7 vite, drejtimi i kësaj njësie i besohet Alketa Çobos.

Alketa vjen nga rradhët e Partisë Socialiste e cila mbanë dhe funksionin e Kryetares së FGS në njësinë 7. Ajo do të drejtojë tashmë një nga njësitë më të mëdha të kryeqytetit.

Gjithashtu Alketa ka qënë dhe kandidate në listat për këshilltare në Bashkinë e Tiranës.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *