Ad
Natyrisht që idea e kombit eshte krijuar shume vone si pikenisje merret Rev amerikan dhe ai që i ve vulen eshte Rev francez

Natyrisht që idea e kombit eshte krijuar shume vone si pikenisje merret Rev amerikan dhe ai që i ve vulen eshte Rev francez

Ad

Dy fjale mbi kombin.

Natyrisht,qe idea e kombit eshte krijuar shume vone. Si pikenisje merret Rev amerikan dhe ai qe i ve vulen eshte Rev francez.
Kombet ose shtetet kombe jane krijime te shek XVlll dhe XlX.
Shteti dhe kombi nderfuten te njeri-tjetri,qendrojne te njeri-tjetri,kane te njejten berthame.
Per te pasur nje shtet duhet nje territor,nje popullsi brenda ketij territori,nje qeveri qe te udheheqe e te mbroj permes ligjesh e politikash shtetasit e vet,e natyrisht simbole e steme qe te percaktojne identitetin shtetar.
A mjafton kjo per te pasur nje komb?!
Sigurisht qe jo. Kombi eshte nocion me i gjere. Fillon para shtetit edhe pse merr forme me shtetin.
Pra cfare eshte nje komb?
Nje pjese e mire e mendimtareve,filozofeve,politologeve,antropologeve,historianeve etj japin disa elemente,te cilat mund te jene baza per te krijuar nje komb.
Ndonese nuk ka nje percaktim perfundimtar dhe shterues.
Permendim disa nga atributet: origjina e perbashket,gjuha,territori,identiteti politik,doket,zakonet,traditat,kultura e pergjithshme. Ka nga ata qe fusin dhe elementin fetar.

Le te rendim pak ne histori. Shume kohe para shteteve kane egzistuar Perandori e Mbreteri te ndryshme,ku territori dhe kufijte kane qene gjithmone te ndryshueshem.
Ka pasur beteja e luftera te vazhdueshme e ne te njejten kohe edhe paqe,rend,siguri.
Kjo ka bere qe te kete maredhenie midis popujve…maredhenie kulturore,sociale,tregtare e shkembim idesh,te cilat kane ndikuar ne zhvillim e persosje teknologjish.
Le te marrim ne analize Perandorine Romake si kulmin e krijimit te nje perandorie brenda kontekstit te vet historik.
Ne kohet me te mira ka pasur ne zoterim pothuajse gjithe Europen qendrore,gadishullin Ballkanik(Ilirik), Afriken veriore,Lindjen e mesme deri ne Persi dhe nje pjese te Britanise.
Te gjithe popujt,qe jetonin brenda kesaj perandorie e zhvillonin veprimtarine e tyre brenda kuadrit perandorak duke njohur pushtetin e Romes.
Askush nuk ishte ne gjendje te zhvillonte identitetin e vet te shkeputur nga ky lloj pushteti e ndikimi.
Prandaj nje pjese e mire u romanizuan duke veshur “kostumin” romak.
Madje dhe ata,qe pretendohet se ishin shkaterruesit e Perandorise ,barbaret e ardhur nga veriu,ne fillimet e veta ishin pjese integrale e saj.

Ndikim pushtetesh,kulturash e qyteterimesh ka pasur para dhe pas Romes.
Mund te permendim qyteterimin Egjiptian,kolonite Fenikase(Kartagjena) dhe Greke.
Padiskutim kane luajtur rol e kane pasur ndikim: Perandoria Bizantine,Kalifati arab,Perandoria Karolinge,Habsburgasit,Perandoria Osmane etj.
Asnje popull nuk ka qene i izoluar ne rrugetimin e vet historik.
Here ka qene pjese e nje perandorie e eshte ndikuar prej saj ,here ka krijuar perandori duke ndikuar mbi te tjere.
Gjithmone ka pasur ndryshime kufijsh e ndikime qyteterimesh e kulturash.
Marrim ne shqyrtim disa nga popujt me te medhenj te Europes,persa i perket numrit te popullsise,po edhe ndikimit historik ne shekuj.
Franca,Anglia,Italia…

Franca-disa shekuj para eres se re zona ku sot gjenden Franca,Gjermania,Zvicra e Beneluksi popullohej nga fise kelte.
Nje numer i madh fisesh ku mbizoteronin galet. Sipas tyre vendi u quajt dhe Galia.
Cezari beri luftera vite te tera ne emer te Romes dhe pas betejes finale ne Alesia galet me fiset e tjera nen komanden e Versenxhentoriksit u munden. U kalua nen administrimin romak dhe zona mori emrin Galia Narboneze nje pjese dhe ajo Cizalpine deri ne gadishullin Italik.
Gjate kesaj kohe nje pjese e mire e popullsise u vra,nje pjese u shiten si skllever,nje pjese u romanizua.
Me tej kemi dyndje fisesh barbare,nga hunet e Atiles te gote e visigote,deri tek franket qe do te behen mbizoterues.
Kemi dinastine e Merovingeve deri sa arrijme te perandoria Karolinge me ndikim mbare europian.
Pas renies se perandorise krijohen kontee dukate pafund. Me te famshmet Akuitanja e Normandia. Madje ne Normandi do te kemi dyndje te vikingeve. Beteja me anglezet deri sa arrijme te lufta 100 vjecare. Me pas kemi shtetin nacional,nje monarki absolute deri sa vijme te revolucioni.

Anglia_ disa shekuj para eres se re popullsia mbizoteruese ishin fiset kelte. Me pas vjen pushtimi romak dhe nje pjese e ishullit administrohet prej Romes deri te muri i famshem i Adrianit.
Nje pjese e popullsise romanizohet,nje pjese vazhdon te ruaje identitetin ne vazhdimesine kelte.
Pas terheqjes se romakeve kemi dyndje fisesh barbare pafund. Midis tyre shquhen anglet,sakset dhe jutet. Per dekada e shekuj vazhdojne lufterat per pushtet e mbizoterim. Pas tyre kemi dyndjet vikinge si ne mbare kontinentin.
Krijohet eptarkia e famshme deri sa arrihet ne nje mbreteri te madhe ne drejtimin e Alfredit. Kemi luftera pafund me normanet deri sa shkojme te lufta 100 vjecare e krijimin e shtetit nacional.

Italia_ po ashtu si dy te parat fise pa fund qe natyrisht kane lene shenjen e vet. Latinet,sabinet,umbrit,etrusket,romaket etj. Ndikim grek ne jug me koloni te shumta. Ndikim fenikas e kartagjenas.
Me pas vjen Roma dhe perandoria e saj qe sundon,jo vetem gadishullin po gjithe boten e njohur ne ate kohe.
Vijme te fiset barbare qe dynden pafund ne kerkim te tokave pjellore per te bere jete sedentare.
Nga Atila deri te Odoacri e Teodoriku te gjithe paten ndikimin e vet mbi perandori dhe gadishullin italik.
Ndikim pati Bizanti sidomos ne kohen e Justinianit.
Pastaj vijne Longobardet qe sundojne per gati 200 vjet. Do te jete Karli i madh ai qe do te ndryshoj rrjedhen. Do te jete ky i fundit dhe perandoria qe drejtonte,qe do te kete ndikimine vet .
Po ashtu Normanet,emiret arabe,spanjollet,anzhuinet etj etj deri sa vijme te Perandoria Austro hungareze e Napoleoni.

Si konkluzion besimi ne nje brezni biologjike te perbashket mund te perfaqesoje ne vetvete,nje force koezive mes shoqerish fisnore,por mes kombeve me kulture me te larte,konsiderohet thjesht nje mit!

Ndryshimet politike jane paraprire gjithmone nga levizje filozofike,kulturore,sociale.
Perpara se te vijme te kombet dhe shtetet kombe kemi dy levizje qe kane lene shenjen,iluminizmin dhe romanticizmin.
Iluminizmi ne vetvete ishte nje forme e re mendimi per te ndricuar mendjen njerezore nga obskurantizmi mesjetar. Krijohet nje klase e re sic eshte borgjezia dhe ndryshon raporti mes klasave dominuese. Ne thelb iluminizmi ve individin ne qender dhe ndryshon raporti mes shkences dhe fese.
Romantizmi ne te kundert ve ne radhe te pare kombin e pastaj individin. Eshte romanticizmi ai qe e sjell kombin. Gjuha,tradita,kultura…
Keshtu filloi te krijohej nje kulture me unitare brenda nje entiteti politik sic ishte shteti i asaj kohe.
Gjuha eshte padyshim nje element teper koeziv brenda nje kombi.
Tradita,kultura,doket e zakonet,festat e ritet fetare.
Te gjitha keto kane ardhur brenda nje kompleksi idesh e qendrimesh sociale duke krijuar nje berthame qe ka marre neper shekuj pergjate nje procesi historik duke modeluar e ndertuar ate qe eshte tradita dhe kultura e nje kombi.
Padyshim qe francezet kane qene te paret ne kete proces duke u bere model dhe per te tjeret.
Keshtu Ernest Renan mendimtari dhe filozofi i famshem francez me 1882 duke folur mbi idene per kombin ve dy elemente baze,njera eshte ne te shkuaren,tjetri ne te tashmen. Nje grup kujtimesh qe vijne nga e shkuara ne forme lavdije dhe sakrificash dhe konsensusi aktual i te bashkejetuarit.
Nje komb sipas tij nuk eshte dinasti,as origjine e perbashket,as fe e as territor…eshte nje parim shpirteror,nje plebishit i perditshem.

Ne nuk zgjedhim nga cilet prinder lindim,nuk zgjedhim cilen gjuhe flasim e as ciles kulture i perkasim.
Ne i gjejme ato,na vijne nga e shkuara e prinderve dhe gjysherve,nga mundi e sakrificat,nga ajo cfare ata kane krijuar e qe na mbetet vec ta mbrojme e perfeksionojme.
Ato jane rrenjet tona qe na japin kuptim.

Me respekt Roland Dine

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *