Ad
NA ISHTE DIKUR NJË ART BRILANT..SOT NJË NOSTALGJI E PAHARUAR!

NA ISHTE DIKUR NJË ART BRILANT..SOT NJË NOSTALGJI E PAHARUAR!

Ad

(DUKE U NDALUR NË JETËN PROFESIONALE TË AKTORIT LEKA SEFLA)

NGA RUDINA PAPAJANI

Duke folur për artin dhe kinematografinë shqipëtare nuk ka si të mos ndalesh te aktorët shqiptar që me lojën e bukur mjeshtërore zunë një vend të veçantë në këtë plejadë artistësh që lanë gjurmë në artin skenik.Një nga aktorët produktiv të Teatrit kombëtar ka qënë dhe LEKA SEFLA.Falë përkushtimit dhe talentit të tij arriti të realizojë një morri rolesh në teatër si dhe në kinematografi.Mbahet mend dhe vlersohet nga artdashësit për talentin e tij në mimikën dhe plastikën aktoriale.Të njohësh një artist ,botën e madhe shpirtërore të tyre do të thotë të ndalesh në atë pasqyrim të jetës së përditshme ,në atë kultivim të castit apo emocioneve që vetëm ata dinë ta japin.Kur flasim për këtë aktor,për jetën e tij profesionale do të thotë të ndalemi në shumë fusha ku ai ka shkëlqyer në teatër,kinematografi,radio me shumë radiodramatizime apo pjesë të ndryshme përvojash mjeshtërore si artist i kompletuar.Në teatër ai është paraqitur si profesionist me shumë vlera duke luajtur role të njeriut të mirë,patriot,apo antagonist.Roli i tij i parë ka qënë Riko në dramën “diell mbi kaster”.Duke vazhduar me një seri rolesh si :Hoshi i Murit te “Besa e madhe”,dhëndri në “Vërshim pranveror”,Marku te “Gryka e Nemur”,Eriku te “Vizita e inspektorit”,konsulli i Rusisë te”Epoka para gjyqit”,prifti te “Nata e dymbëdhjetë”,Parisi te “Romeo e Xhuljetë”etj.Roli i tij i fundit në teatër ka qënë Stemetesku tek”Valsi i Titanikut “.Ka shkëlqyer dhe në kinematografi ku oratoria,plasticiteti,hija e seriozitetit tregon për një profesionalizëm e kultivim në art.Në filmin shqiptar ka luajtur në Ilegalët dhe Skëterrë 43.Mjafton të përmendësh rolin e Xhevatit tek filmi Ilegalët ku spikat mjeshtëria dhe loja aktoriale.Mbas vitit 1992 u largua në emigracion si shumë artist të tjerë me mallin për artin dhe skenën shqiptare.Sot për të folur për artin shqiptar ka shumë por nuk mund të mendohet se ky art mban firmën e asaj plejade aktorësh që bën epokë në talente apo role mjeshtërore që sot rrallë i gjenë.Na ishte dikur një art brilant ..sot një nostalgji e paharuar!.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *