Ad
Mungesa e Drejtësisë së Vërtetë lejon zhvillimin e një paligjshmërie

Mungesa e Drejtësisë së Vërtetë lejon zhvillimin e një paligjshmërie

Ad

Drejtesia e vdekur – Kjo Shqipëri e varfër është përshkuar gjithmonë nga një numër problemesh serioze në të gjithë sektorët e të gjitha niveleve, me dëme ekstreme dhe dhimbje të forta për qytetarët e ndershëm. Kjo situatë vazhdon dhe zhvillohet gjithmonë e më shumë për vite të tëra deri në pikën që tani është e qartë se problem kryesor dhe themelor është mungesa e plotë e Drejtësisë së Vërtetë në të gjithë vëndin.

Mungesa e Drejtësisë së Vërtetë lejon zhvillimin e një paligjshmërie të përgjithshme duke mundësuar kështu zhvillimin e mafias e cila depërton, zhytet dhe fshihet tek ‘jakat e bardha’, tek të gjitha nivelet duke arritur deri në institucione. Drejtësia në Shqipëri pengohet jo vetëm nga ritmi i ngadaltë që vjen për shkak të burokracisë, por edhe si pasojë e interpretimeve të mundshme të rregullave që u lejojnë shkelësve të zgjasin pafundësisht kohën e procedimeve civile dhe penale. Këto rregulla i lejojnë kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që të bëjnë te paefektshme vetë drejtësinë, duke zgjatur proceset deri në atë pike sa të shkaktojnë martirë, sëmundje dhe stres qytetarëve të ndershëm në kalvarin e gjatë të procedurave ligjore.

Kemi kështu qytetarë të ndershëm që i binden një tradhëtie nga ana e vetë shtetit, që në fakt ka për detyrë ti tutelojë e ti mbrojë nga sulmet dhe nga dëmet e shkaktuara nga kriminelët. Kjo edhe pse këta të fundit mund të mbajnë ‘jaka të bardha’. Këtë mund ta thotë nga eksperienca personale secili prej nesh, i cili ka jetuar dhe vuajtur në dyert e gjykatave dhe prokurorive. Por, për qytetarin e thjeshtë vështirësitë fillojnë edhe më përpara që tek gjetja e një mbrojtësi ligjor të ndershëm, i cili të mundet të ndërrmarë detyrën e rëndë të ecjes përpara me anë të ankesës dhe opozites ne këtë sistem të përgjithshëm mafioz i cili shtrihet edhe në strukturat që duhet ta pengonin dhe shtypnin atë.

Unë mendoj se të gjithë jemi dakort që një vënd pa drejtësi nuk është një vënd civil. Por, të gjithë intelektualët ‘e mëdhenj’ dhe partitë e mëdha politike nuk duan të evidentojnë qartë këtë situatë jocivile absurde për vëndin tonë, duke shmangur me kujdes të flasin për hapa konkret dhe të adresuar për të zgjidhur problemin i cili ka rëndësi jetike. Të vetmit që flasin për drejtësi dhe që argumentojnë për nevojën e reformave janë ata të cilët janë të interesuar që të mos e konsiderojnë mafian si një problem ekzistencial për vëndin tonë, e cila ndikon në atë që kërkohet, në Drejtësinë e Vërtetë.

Të ardhur në këtë pikë është e dukshme që nuk mund të zgjidhim asnjë prej problemeve të mëdha te këtij vëndi, kryesisht ato të punësimit dhe ekonomisë, në qoftë se nuk zgjidhet më parë problemi i drejtësisë dhe mafias që kontrollon çdo gjë, përfshi këtu institucionet dhe politikën.

Është me të vertetë një çështje prioriteti. Me këtë llum që mbizotëron vështirë të mundet diçka të pastrohet. Është emergjente që qytetarët shqiptarë të kuptojnë një herë e mirë situatën e vërtetë në të cilën ndodhet vëndi. Jemi në një situatë të një realiteti të vrazhdë dhe pjesë e një fatkeqësie e cila i detyron njerëzit e ndershëm dhe me dinjitet të lëvizin për të mos qënë më viktima të këtij abuzimi. Duhet të jemi shumë të përqëndruar dhe të qartë në aksionet tona. Nuk mund të tregohemi indiferent ndaj problemeve themelore për ne dhe për fëmijët tanë!

Nuk mund të humbasim më shumë kohë …!

Nga Edmond PETRAJ

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *