Ad
Mos më hiqni të drejtën e shprehjes se për atë ju lëmë pa shtet, jemi mësuar nga ju!

Mos më hiqni të drejtën e shprehjes se për atë ju lëmë pa shtet, jemi mësuar nga ju!

Ad

NGA GENTA KALOÇI

Mos më hiqni të drejtën e shprehjes se për atë ju lëmë pa shtet, jemi mësuar nga ju!
NENI 19, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut!
“Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mbajtjes së mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes, njoftimit të informacionit dhe ideve përmes çfarëdo mediumi, pa marrë parasysh kufijtë.”
Në tre dekadat e dhjerokracisë së fjalës së përmjerë na janë shkelur të gjitha të drejtat e një jetese cilësore, njerëzore, normale, thelbësore duke e zëvendësuar me sipërfaqësoren, artificialen, boshen, sasiore dhe përdhosjen e vlerave.
E fillova jo pa arsye këtë postim me nenin në fjalë, sepse vetëm këto katër rreshta shkatërruan një komb, shtet, popull, nivel jetese për të na sjellë në kohën e depresionit dhjerokratik që po zgjat prej tre dekadash dekadence kombëtare.
Nëse për këtë nen ju kriminelët, hajdutët, vrasësisit, përdhunuesit, tutorët, grabitësit, kusarët, më shkatërruat dhe më mohuat jetesën time në vendin tim duke ju paguar për padrejtësitë tuaja nga buxheti i shtetit, duke i vënë shqelmin shqiptarizmit nën etiketën e pseudodisidentëve të dhjerokracisë. Atëherë Unë ku duhet të marr shpërblimet e mia financiare për këto ditët e burgimit tim virtual?
Në vite dhe për vite me rradhë kam vuajtur dënime javore që në sistemin e pares, lekut, kapitalit përkthehet në fitim dhe humbje. Në sistemin e drejtësisë Dita e vuajtjes së dënimit paguhet/përllogaritet dyfish në gjëndje izolimi/burgosjeje. Me të njëjtën llogjikë kërkoj nga kjo kupolë e jashtëqitjes të më paguaj ditët e internimit tim politik për bindjet dhe opinionet e mia filologjikepolitike që kam shprehur dhjetvjeçarin e fundit.
– Kërkoj nga kupola e dhjerokracisë të paguaj çdo sekondë të censurimit të fjalës sime dhe izolimit tim në rrjetet sociale duke më privuar të drejtën time të të shprehurit.
– Kërkoj nga kjo kupolë e jashtëqitjes dhjerokrate të llogariten të gjitha dënimet e mia dhe nëpërmjet drejtësisë së re të detyrohen të më paguajnë nga llogaritë e fshehura.
– Kërkoj pagesën për tridhjet vitet e censurës personale dhe ndaj gjithë atyre miliona Shqiptarëve e jo shqipfolësave që janë ndjerë të privuar nga kjo e drejtë universale, por e mohuar, censuruar nga fashizmi i ri dhjerokratik pseudopartiakopluralist.
– Kërkoj të mbahet përgjegjsi e cila do të shpaguhet në të gjitha format që ligji parashikon.
Kërkoj nga drejtësia e re të më siguroj të drejtën time të jetoj në një shoqëri ku drejtësia, barazia, bashkimi, vllazërimi pa dallime feje, politike, krahine, gjinie, të mos jetë vetëm iluzion, siç ishte në këto tre dekada dhjerokracie e pushtokracie. Mbase nuk do mundim ta jetojmë të plotë si në epokën e realizmit socialist, të paktën pjesërisht, por pasi ti fundosim kërrmat e tranzicionit shqipfolës mbetjet e fashizmit të ri të fshehura në spermatozoidet araboturkeserbogrekelatine.
Meqënëse shtetin e kthyem me byth përpjetë, shqiptarizmit i qitët sytë e kurvëruat nëpër botë, të paktën mos na shkërdheni nenin e lirisë së fjalës. Jo për gjë, por Sikur s’ka lezet kshu, të gjitha i doni për vete, çift tek tuajat, joo se Ne s’jemi ato mbetjet ballsitofashiste si puna juaj.
Ne jemi gjak Shqiptari e ju lërojmë brazdat e kurrizit vertikalisht, horizontalisht. Me Ne nuk luhet budallai për shumë kohë, vetëm kur duam e për aq sa e lejojmë, na leverdis ose si shenjë mirkuptimi.
Kapito? Edhe nëse nuk kuptuat, s’na intereson, problemi juaj. Duhet të rilindni që të arrini kuptoni se ç’bëhet në vend e në rajon vitet e fundit!
Vërtet o kaqola, çfarë ndodh??
Ilustrimi me foto;
Inventari i ditëve të izolimit virtual ndër vite nga raportimet e çirakëve, militantëve dhe tutorët e dhjerokracisë!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *