Ad
Miratohet ligji, pronarët e shtëpive në Itali mund të përdorin armët ndaj grabitësve

Miratohet ligji, pronarët e shtëpive në Itali mund të përdorin armët ndaj grabitësve

Ad

Senati italian ka miratuar ligjin e ri legjitim të mbrojtjes këtë javë, duke liberalizuar kodin e mëparshëm të vetëmbrojtjes dhe duke u lejuar qytetarëve më shumë mundësi për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga vjedhësit dhe grabitësit me armë.

Reforma, e cila modifikon nenin 52 të kodit penal italian, tani lejon italianët të përdorin “një armë të ligjshme” për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes së tyre, duke zvogëluar mundësitë që qytetarët të përballen me ndjekje penale në rast se qëllojnë dikë që i grabit brenda banese.

Ndryshimet e reja u përshëndetën nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, i cili e ka kërkuar që në krye të herës miratimin e këtij ligji.

“Është një ditë e bukur për italianët, në të cilën sanksionohet e drejta për vetëmbrojtje,” tha Salvini.

Më parë, udhëheqësi i “Legas” kishte ofruar madje edhe pagesën e shpenzimeve ligjore të atyre që përballeshin me ndjekje penale për përdorimin e forcës për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *