Ad
Ministri ne Detyre i Puneve te Jashtme dhe Europes Gent Cakaj i dha goditjen e parë, jo vetëm nepotizmit, por edhe paaftësis

Ministri ne Detyre i Puneve te Jashtme dhe Europes Gent Cakaj i dha goditjen e parë, jo vetëm nepotizmit, por edhe paaftësis

Ad

Ministri ne Detyre i Puneve te Jashtme dhe Europes Gent Cakaj i dha goditjen e parë, jo vetëm nepotizmit, por edhe paaftësisë në detyrë te 20 diplomatëve, të cilët vegjetojne dhe nuk kryejne detyrat per te cilat punojne e paguhen nga parate e taksapaguesve shqiptare. Ky duhet te jete hapi i pare i nje reforme te thelle qe duhet te ndërmerret ne sherbimin diplomatik, nje reforme qe duhet te nise nga sherbimi diplomatik në Përfaqësitë Diplomatike te Shqiperise ne shtetet me te cilat ka marrëdhënie diplomatike vendi yne e deri ne Ministrine përkatëse te Puneve te Jashtme ne Shqiperi. Jane miliona euro qe u merren taksapaguesve shqiptarë cdo vit per te mbuluar pagesat dhe shpenzimet ne sherbimin diplomatik. A e kanë vrarë ndonjëherë mendjen drejtuesit e ketij shërbimi se cilat jane rruget qe keto miliona euro te taksapaguesve te rikthehen ne buxhetin e shtetit ? A e njohin diplomatët njesine matese te realizimit te detyres se tyre ? A synojne te realizojne ne diplomaci edhe nje llogjike ekonomike me interes reciprok ne marrëdhëniet bilaterale midis shteteve ? Sa kompani kane arritur te sjellin per te investuar ne Shqiperi ? Sa marrëveshje bashkëpunimi kane nënshkruar në interes te biznesit shqiptar, por edhe te biznesmenëve shqiptare ne shtetet ku ato shërbejnë si diplomate. Cilat janë raportet e tyre me komunitetet shqiptare ? A përdorin ” diplomacinë agresive ” per te realizuar detyrat dhe per të organizuar takime, jo vetem kortezie për Presidentin e Republikes, por vizita pune me Kryeministrin dhe Ministrat e Kabinetit Qeveritar te shoqeruara me firmosje te protokolleve dhe marrëveshjeve bashkëpunimi ? Modeli i ish Ministrit Ditmir Bushati ishte model i dobet, ishte modeli i kerkesave per rritjen e pagesave te diplomateve dhe bashkeshorteve te tyre dhe jo ai i nxitjeve per realizimin e misionit diplomatik. Modeli i Ditmir Bushatit e zhyti diplomacinë ne pasivitet dhe ngriti kultin e Ministrit nëpërmjet nje reklame propagandistike qe i shërbente vetem atij. Le te shohim konkretisht se si kane qene marrëdhëniet diplomatike te Shqipërisë me shtetet fqinje si Italine, Greqine, Maqedoninë, Malin e Zi e me tej me Gjermaninë, Francen, Spanjen, Angline, etj. sa vizita pune ka kryer Kryeministri dhe Ministrat, sa marrëveshje jane firmosur ? Ministri ne detyre Gent Cakaj eshte para nje prove te veshtire. Kete prove nuk mund ta kaperceje me studente te diplomuar. Në këtë prove duhet te bashkëpunojë me ambasadoret me pervoje dhe kariere te suksesshme diplomatike nder vite. Keto ambasadore jane lene padrejtësisht jashte sherbimit diplomatik nga ish ministri Ditmir Bushati. Nuk po citoj emra se ata njihen dhe disa prej tyre jane aktive ne ekranet e TV. Koha do te tregojë nese ky eshte hapi i pare apo fllucka e rradhes e sapunit.

Zef Bushati

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *