Ad
Merr fund konflikti/ Donald Trump – Erdogan arrijnë paqen finale  për Sirin

Merr fund konflikti/ Donald Trump – Erdogan arrijnë paqen finale për Sirin

Ad

Marrin fund konflitet disavjeçare? Trump: Erdogan dëshiron armëpushim të përhershëm me Sirinë

Marrin fund konflitet disavjeçare? Trump: Erdogan dëshiron armëpushim të përhershëm me Sirinë

Presidenti i SHBA Donald Trump, tha këtë të premte se kishte marrë miratimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, se operacionet ushtarake midis Turqisë dhe Sirisë, për të cilat u arrit një armëpushim, kishin ndalur.Trump shkroi në Twitter-in e tij: “Sapo fola me presidentin Erdogan. Ai më tha se është hapur pak zjarr nga snajperat, por që është eleminuar shumë shpejtë. Ai dëshiron shumë që ky armëpushim, ose kjo ndalesë, të funksionojë, sikurse duan edhe kurdët, dhe kjo është zgjidhja e fundit për ta arritur këtë gjë. Sa keq që kjo zgjidhje nuk u arrit disa vite më parë.”

Ky shkrim i Trump erdhi pasi këtë të premte në qytetin kufitar të Sirisë, Ras al-Ayn, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, granata dhe mortaja, pavarësisht një armëpushimi të rënë dakort midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.

Kjo marrëveshje u lajmërua nga zëvendës presidenti i SHBA, Mike Pence, në Ankara, ku i kërkoi Turqisë të anullonte operacionin ushtarak në veri të Sirisë për pesë ditë, për t’i lejuar forcat kurde të tërhiqen.

Stafi i “NCB News”, ka mundur të shohë dhe të dëgjojë mortaja, granata, mitraloz dhe armë zjarri në qytetin e Ras al-Ayn – megjithëse mbetet ende e paqartë se kush është përgjegjës për këtë gjë. Ndërkohë, kurdët thanë të premten se forcat turke nuk po e ngadalsonin aspak ofensivën e tyre.

Por në një konferencë për shtyp të bërë këtë të premte, Erdogan e mohoi vazhdimin e sulmeve kundrejt Sirisë. “Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vazhdimin e sulmeve. Këto janë të gjitha spekulime dhe keqinformime,” tha ai.

Armëpushimi i rënë dakort mes dy palëve duket se ishte një zgjidhje domethënëse për pozitën e Turqisë në konfliktin e kësaj jave, duke i dhënë turqve atë që donin të arrinin me operacionin e tyre ushtarak.

Pasi forcat kurde të largohen nga “zona e sigurt”, Turqia është e gatshme për një armëpushim të përhershëm, por nuk do të jetë e detyruar të tërheqë trupat e saj. Për më tepër, marrëveshja i jep Turqisë lehtësime nga sanksionet që administrata i vendosi ose kërcënoi që nga fillimi i ofensivës së tyre, kjo do të thotë se nuk do të ketë ndëshkime për operacionin

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *