Ad
Mendimi dhe sqarimi i problemit Vllah në ballkan

Mendimi dhe sqarimi i problemit Vllah në ballkan

Ad

Mendoj se problemi vllah eshte nder me te sqaruarit ne Ballkan. Sipas historianeve, ne Ballkan ka shume kombesi te humbura, sic mund te permendim: thraket,myzet,keltet, panonet, liburnet, hunet, lombardet, gepidet, herulet etj, te cilet u asimiluan ne kohe e rrethana te ndryshme.

Vllehet nuk hyjne ne kete kategori, sepse sipas trashegimnise se tyre, ata u ngulen aty ku pane begatine e aktivitetit te tyre kryesisht baritor, e me qe flasim per Ballkanin, nje pjese e mire e tyre ne Thesali, ne fushen e Korces dhe akoma me shume, ne Myzeqe. Eshte i pamohueshem e qe duhet ti beje krenar vllehet, fakti qe kudo ku ata jetuan, u perzien edhe me veprimtari politike ne dobi te vendit ku shihnin perspektiven e tyre e kunder perandorise osmane.

Eshte fakt i ndritur qe mjaft figura te rilindjes e Pavarsise sone kombetare jane me prejardhje vllahe, sic eshte Naum Veqilharxhi e mjaft te tjere. E njejta gje mund te thuhet edhe per ata qe perspektiven e pane ne trojet greke e qe dhane jo pak per helenizmin e ne pergjithesi per te ardhmen e Ballkanit ne nje konfederate, sic eshte rasti i Riga Ferreos.

Problemi behet pershesh ne kohet moderne, kur nje pjese vllehesh deklarohen greke, nje pjese shqiptare e nje pjese rumune. Per mendimin tim personal, kjo gje eshte e natyrshme dhe s’ka perse te beje shqetesim, pasi ka mbeshtetje te forte historike dhe eshte ne te drejten e tyre te deklarohen ashtu sic ndihen.
Persa i perket faktit se perse kjo kategori nuk arriti te permblidhej ne nje shtet te vetem e te arrinte edhe shkrimin e gjuhes se vet, une kam mendimin tim qe s’ka pse e ndaj me te tjere, e po qe se vertet i shqeteson vllehet, s’ka pse te mos e kerkojne dhe evidentojne. Historia e popujve nuk mund te jete vetem bardhe e zi, sic jemi mesuar ne ta lexojme.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *