Ad
Mediat tradicionale televizionet dhe shtypi i shkruar në varësi totale të Oligarkisë Kriminale

Mediat tradicionale televizionet dhe shtypi i shkruar në varësi totale të Oligarkisë Kriminale

Ad

Nga Arian Nikaj – Komuniteti i jetës virtuale që shërben më shumë për shkëmbim informacioni po shëndrohet në një thashethemnajë gjigande nën kujdesin e grupeve të caktuara të interesit që si në jetën reale zvarriten shtyhen kacafyten zihen, për të zënë një kutizë hierarkie në botën e skemave të krimit, vjedhjes e korrupsionit.
Shumë politikanë kapin trendin e përdorimit të rrjetave sociale ku shtyhen për të evidentuar veten në mardhëniet me publikun, për ti shërbyer jetës reale, por shumë pak arrinë ta miksojnë e ta bëjnë produktive me realitetin
Kërkesa për të vënë kufizimet ligjore për të rregulluar këtë mardhënie nuk mund të bëhet pa pasur më parë një ligj për shtypin.
Duke qenë se mediat tradicionale televizionet dhe shtypi i shkruar në varësi totale të Oligarkisë Kriminale po rivalizohen nga rrjetat sociale që po u heq mundësin e manipulimit të opinionit publik duke hedhur dritë mbi marrveshjet e errta, politika po mundohet ti verë fre dëmit që po i shkaktohet me ndërhyrje ligjore.
Nuk mund të pengojë dritën e së vërtetës sado mundohet ajo ta shpërfytyrojë me prizmat e interesit të krimit të madh të dizinformimit të opinionit me anë të shërbëtorëve të tyre mediatik.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *