Ad
Me romanin Historik, “Njejtë dhe Ndryshe”, Llilli Koci

Me romanin Historik, “Njejtë dhe Ndryshe”, Llilli Koci

Ad

Me romanin Historik, “Njejtë dhe Ndryshe”, Llilli Koci,
shqiptarja e lindur dhe rritur në Beograd e cila jetonë dhe vepron në Kroaci, hyri në dyert e mëdha të letërsise kroate.

Zorka Jekic, redaktorja e librit ka shtuar : “Kur mora dorëshkrimin e romanit nga Lili Koci dhe fillova ta lexoj, ishte menjëherë e qartë për mua se kisha një vepër letrare të vlefshme, interesante, një vepër letrare me shumë nivele dhe ajo ka mbizotëruar tek unë të pranoj dorëshkrimin dhe të vazhdoj të merrem me të. Nga ana tjetër është, humanizmi që rrezaton nga çdo faqe e këtij libri “.

“Ky është sigurisht një libër i pazakontë që ka një titull anagramik dhe enigmatik – Njëjtë dhe i Ndryshë”

Romani në fakt është filozofik, por jo vetëm kaq, është historik, por jo vetëm kaq, roman dashurie, por jo vetëm kaq, është gjithashtu një roman që tregon historinë e krimit, krimet e njerëzve, por jo vetëm kaq, është një roman politik, por jo vetëm kaq.
Ai është gjithashtu një roman intim sepse mënyra se si Lili Koci depërton në të, është paraqitja e botës prej porcelani, vërtetë “Njëjtë dhe Ndryshe”

Marijan Grakalic,shkrimtar i mirënjohur kroat, shtoi:
Stili letrar i mirëmbrehur i autorës që solli në letërsinë kroate me siguri nuk do të anashkalohet, pasi kjo vepër e lidh popullin shqiptar me të tjerët.

Sigurisht që është e dëshirueshme ta përkthehët në shqip, anglisht dhe gjuhë të tjera në të cilat ka vepruar “Nënë Tereza”, shtoi, z.Ivan Bekavac Bašič, kritik i letërsisë kroate.

Nga Valentina Mriaj

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *