Ad
Mbi 600 automjete të bllokuara, pronarët dhe familjarët e makinave dydnen në komisariate, kërkojnë sqarime nga efektivët

Mbi 600 automjete të bllokuara, pronarët dhe familjarët e makinave dydnen në komisariate, kërkojnë sqarime nga efektivët

Ad

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Dosja.al se familjarët dhe pronarët e makinave të bllokuara janë drejtuara në komisariatet përkatëse për të kërkuar llogari për makinat e tyre.

TIRANË– Mbi 600 automjete janë bllokuar gjatë ditëve të fundit në kuadër të aksioneve të zhvilluar në rrethe dhe në kryeqytet ku makinat janë ndaluar për kontroll dhe janë konfiskuar pas mungesës së dokumentacioneve përkatëse. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Dosja.al se familjarët dhe pronarët e makinave të bllokuara janë drejtuara në komisariatet përkatëse për të kërkuar llogari për makinat e tyre.

Nga ana tjetër, policia ka vijuar më aksionin e tyre dhe mbrëmjen e sotme forcat janë shtuar edhe në kryqytet. Ata kërkojnë që qytetarët të plotësojnë një formular në lidhje me mënyrën se si është blerë makina në të cilën udhëtojnë dhe se cia është orgjina e parave të përdorura për automjetin. Dosja.al raportoi ditën e sotme aksionin e polciisë që është shtrirë pothuajse në të gjithë Shqipërinë ku po kryehn kontrolle të mjeteve të luksit si Gjirokastra, Fieri, e Berati ku në të tre qytetet ka një numër të madh efektivësh

Operacionet po kryhen në kuadër të paketës “Anti-KÇK”, e cila ka zbritur në terren strukturat e OFL-së. nëse makinat e sekuestruara rezultojnë të jenë në emër të personave me të shkuar kriminale, apo nuk justifikohen nga personi që I ka në pronësi, gjothçka kalon në duart e OFL–së. Theksojmë se gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 makina të blinduara që rezultuar në emër të disa personave problematikë, si Durim Bamit dhe Land Muharremit (Rumi)  Dashamir Gjokës dhe Saimir Taullaut.

(f.m/dosja.al)

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *