Ad
Mbështetet unanimisht Gjylameti për uljen e masës së tatimit nga 3% në 2%.

Mbështetet unanimisht Gjylameti për uljen e masës së tatimit nga 3% në 2%.

Ad

Falenderoj kolegët e komisionit që mbështetën unanimisht propozimin tim për uljen e masës së tatimit nga 3% në 2%.

2 % do të jetë vlera për tu rivlerësuar pasuria e patundshme në vlerën historike. Gjatë kësaj jave pune intensive në seancat e njëpasnjëshme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave shqyrtuam projektligjin e propozuar nga kolegu Arben Ahmetaj për “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. Projektligj do t’u mundësojë rreth 60 mijë familjeve të përfitojnë. Shtrirja e periudhës së rivlerësimit të jetë 30 gusht 2020 po edhe mundësia e zgjatjes së kësaj periudhe deri më 30 shtator 2020 është një tjetër propozim në mënyrë që të përfitojnë edhe emigrantët të cilët gjatë kësaj periudhe kthehen në shtëpitë e tyre. Në proces rivlerësimi do të përfshihen edhe ato banesa, të cilat janë në proces legalizimi apo në fazën e regjistrimit të pasurisë.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *