Ad
Maçoku dhe tërmeti! Tomi rri në gadishmëri ndjen tronditjet dhe shikon nga dera

Maçoku dhe tërmeti! Tomi rri në gadishmëri ndjen tronditjet dhe shikon nga dera

Ad

Nga Genta Kaloçi – Maçoku dhe tërmeti!
Tomi rri në gadishmëri ndjen tronditjet dhe shikon nga dera, se aty vihen re më shumë kur ka lëkundje. Sidomos pas lëkundjeve rreth mesnate lëvizën kornizat e dyerve, u ngrit në dy këmbët e pasme dhe i kishte ngulur sytë në to. Më pas u fut poshtë tavolinës. Disa herë mundohet të më kapi nga dora/parakrahu me dhëmb për të më paralajmëruar që të ngrihem. Ka rreth 50 min që rri kryesisht në këtë pozicion i mbështetur në këmbët e tij të pasme. Herë pas here vështron muret, kornizat dhe dyert.
Në drekë s’i dhashë rëndësi paralajmërimeve të tij, që qante dhe mjaullinte me vajtim të gjatë.
Foto e 2të: Tomi mbështetur në këmbët e mia i shqetësuar e në ankth.
Kafshët janë mrekullia vetë! Të gjitha kafshët pa përjashtim janë doktor profesor të natyrës, dinë të “lexojnë” natyrën kanë busull të instaluar biologjikisht të cilës i referohen, por janë pa dipllomë.
Besojuni kafshëve dhe ragimeve të tyre.
Tomi deri në orën 2:00 am ishte në ankth dhe në gadishmëri të plotë. Pas kësaj ore sikur u qetësua dhe ra të flinte.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *