Ad
Ma e keqja, aplikon për vend pune, vendin e punës e fiton ai analfabeti

Ma e keqja, aplikon për vend pune, vendin e punës e fiton ai analfabeti

Ad

Nga Anileda Limani

A s’ju vjen turp?

A s’ju vjen turp të thoni se njerëzit ikin në mërgim për të fituar para më shumë?

A s’ju vjen turp të thoni se njerëzit këtu paguhen më pak mirëpo kanë standardin më të ulët dhe jetohet mirë?

A s’ju vjen turp që se kuptoni se njerëzit nuk ikin për shkak të parave, po ikin për shkak të vlerës. KY VEND S’KA VLERË!

S’ka art, s’ka shkencë, s’ka kulturë, s’ka arsim, s’ka shëndetësi.

Shkon në shkollë dhe në fund edhe ai analfabeti bëhet maturant njejt si ti.

I kryen studimet dhe në fund edhe ai analfabeti i kryen njejt si ti.

Ma e keqja, aplikon për vend pune, vendin e punës e fiton ai analfabeti që ka kalu kohë ne shtab partie, DHE JO TI.

Do shohim si do jetojë ky shtet pas disa vitesh kur do ketë ikur edhe doktori, profesori, arkitekti, inxhinieri, gazetari, avokati,artisti i fundit nga ky vend.
Mbajeni vendin me ato analfabet!
Nga: Anileda Limani

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *