E mërkurë 23rd Tetor 2019
23-Tet-2019
Ad
Link Academy, akademia shqiptare që ofron kurse falas

Link Academy, akademia shqiptare që ofron kurse falas

Ad

Link Academy, është një fondacion i krijuar së fundi me energjinë, dëshirën dhe vizionin për të arritur sa më lart në botën e teknologjisë dhe marketingut dixhital. Rrugëtimin e tij e ka nisur në 12 Nëntor të vitit 2018. Link Academy aktualisht ka qendrat e saj në dy qytete të Shqipërisë, Tiranë dhe Vlorë.

Por çfarë ofon Link Academy?

Link Academy ofron trajnime 1 mujore dhe 6 mujore falas për 6 module. Përkatësisht këto trajnime ofrohen në: Google ads, Social media management, WordPress, Front End Developer, Back End, Graphic Design.

Jolanda Ymeri, përfaqësuese e Link Academy, thotë për BusinessMag se ideja e krijimit të kësaj akademie lindi si nevojë për të plotësuar kërkesat që ka tregu shqiptar në këtë fushë. Ajo shprehet se, “në vendin tonë një numër i madh të rinjsh kërkojnë një mundësi për t’u trajnuar, praktikuar ose që duan të fitojnë aftësi profesionale, që më pas t’i përdorin edhe në tregun e punës. Mundësitë që ofron industria online në ditët e sotme, janë të jashtëzakonshme. Për këtë arsye lindi si një nevojë e domosdoshme krijimi i një projekti, i cili u jep mundësinë të gjithë të rinjve të njihen dhe të aftësohen me profesionet e së ardhmes”.

“E gjithë merita i takon z.Agron Shehaj, i cili është ideatori, nismëtari edhe themeluesi i Link Academy, dhe beson fort në potencialin e rinisë si dhe në botën e industrisë online”,- shprehet Jolanda

Lexo: Academy of Young Economists – Akademia e Ekonomistëve të Rinj

Link Academy, prek një seri faktorësh zinxhir: studentët, të cilët duan të mësojnë më tepër, të bëjnë praktikë apo të trajnohen; bizneset/kompanitë, të cilat duan të rekrutojnë staf të përgatitur.

Ku fokusohet Link Academy?
Fokusi kryesor i Link Academy është t’u ofrojë të rinjve mundësi trajnimi profesional në fushat e marketingut dixhital, web development dhe graphic design. Ata janë të hapur edhe ndaj kompanive apo bizneseve, të cilat ofrohen për të përmbushur nevojat e tyre për burime njerëzore me studentët e tyre. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj akademie janë të punësuar në portale të rëndësishme të vendit si dhe punojnë për disa kompani të mëdha programimi.

Tregu ka nevojë për keto profesione, Shqipëri dhe tregu i huaj. Synimi i tyre është të formojnë rreth 10.000 të rinj në fushën e marketingut dixhital, të shtojnë gamën e shërbimit të trajnimeve, të zgjerojnë sa më shumë mundësitë e bashkëpunimit me kompani/biznese, universitete jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë kufinjve.

Këshilla e Jolandës për të gjithë të rinjtë që e ndjekin është tejet nxitëse. Ajo thotë se të rinjtë duhet të jenë të zotët t’i krijojnë vetes mundësinë të vetëpunësohen, të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit dhe të invesojnë në njohuritë e tyre dhe zhvillimin profesional. “Eksploroni, guxoni të ndiqni pasionet dhe ëndrrat tuaja”.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Këtë e pëlqejnë %d blogues: