Ad
LIBRI “Diktatura komuniste dhe trysnia mbi intelektualët e industrisë hidrokarbure”

LIBRI “Diktatura komuniste dhe trysnia mbi intelektualët e industrisë hidrokarbure”

Ad

Nga: DAUT VELA. – PARATHËNIE

Për industrinë hidrokarbure është shkruajtur nga shumë e shumë autorë të ndryshëm. Vet problematika dhe operimi i shumë shkencave në industrinë hidrokarbure ka bërë që të ketë shumëllojshmëri botimesh të cilat ja kanë rritur vlerat kësaj industrie nga më fitim prurëset për ekonominë kombëtare. Por një rol të madh dhe të padiskutueshëm në këtë industri kanë luajtur dhe specialistët e gjeologjisë, sizmikës, shpimit, nxjerrjes, kimi-përpunimit, mekanikës e ndërtimit. Ata punuan dhe sqaruan ndërtimin gjeologjik të vendit dhe lidhjet që ka ky ndërtim me naftë-gazmbajtjen, caktuan piketat kryesore të metodologjisë së kërkimeve duke futur metoda komplekse në kërkimet e naftës e gazit si dhe në vënien në shfrytëzim të vendburimeve të shumtë që u zbuluan si dhe arritën që ta përpunonin komplet naftën në vend duke përfituar nënprodukte aq të nevojshëm për ekonominë.. Zbulimi i grupeve “armiqësor” në vitet e para të pasçlirimit, në mesin e viteve 1970 dhe në mesin e viteve 1980 ishte një NJOLLË e ZEZË dhe një TURP i MADH për industrinë hidrokarbure dhe diktaturën komuniste, dhe pse pikërisht kur rezervat e naftës dhe të gazit në vend po pësonin rritje. Ajo çfarë përjetonin në shpirtin e tyre shumë intelektualë kur arrestoheshin, burgoseshin, pushkatoheshin shokët e tyre është mjaft e vështirë për t`u përshkruar. Por midis këtyre intelektualëve qëndronin edhe disa që kënaqeshin me fatkeqësinë e tjetrit, kishte zemërzinj që koha më pas u zbuloi fytyrën dhe karakterin e tyre të poshtër.
Unë nuk kam ndërmend në librin “Diktatura komuniste dhe trysnia mbi intelektualët e industrisë hidrokarbure” të bëj HETUESIN, apo TRIMIN pas beteje. Kujtojmë të shkuarën dhe duke kërkuar falje për ato që bëmë keq, për t`i shërbyer më mirë së tashmes dhe hedhur themelet të forta për të ardhmen.
Përmes faljes nuk mund të ndryshosh të shkuarën, por me siguri mund të ndryshosh të ardhmen. – BERNARD MELTZER
Industria hidrokarbure në vetvete është pak a shumë dhe historia e Shqipërisë dhe kur kjo e shkuar përcjell histori dhe suksese ja vlen të kujtohet.
Industria energjitike dhe industria e naftës dhe gazit janë vet historia e ndërtimit të Shqipërisë dhe pa to ne do kishim shumë e shumë probleme. – FAHRUDIN HOXHA, Prof.Dr. i shkencave hidroteknike.
Industria minerare dhe industria e naftës dhe gazit i kanë dhënë ekonomisë shqiptare 450 milion dollarë në vit, para viteve 1990.
Libri ”Diktatura komuniste dhe trysnia mbi intelektualët e industrisë hidrokarbure” është një libër social, filozofik, arshivor, hulmutues, analizues dhe akuzuesë, jo për linçime, burgosje apo hakmarrje. Ai ëshë një libër informues dhe mesazh për brezat pasardhës që e shkuara, pra, diktatura mbretërore dhe diktatura komuniste në Shqipëritë të njihen më mirë, që vlerat të transmetohen dhe antivlerat të hidhen në koshin e historisë. Ai është një mesazh për të ardhmen që vjen shpejt duke transmetuar dashuri, solidaritet njerëzor, respekt reciprok e mëndje të kthjellët dhe jo urrejtje, pabesi, mërira, xhelozira e plot poshtërsira të kësaj kategorie.
Ata që u persekutuan, u përndoqën, u arrestuan, u burgosën, u pushkatuan dhe ata që punuan mbas tyre nën një trysni të paimagjinueshme shkruan një faqe të lavdishme në industrinë hidrokarbure. Zbulimi i shumë vendburimeve për naftë e gaz, orientimi i punimeve larg strukturave të vendburimeve ekzistuese, shpimi i shumë puseve të thellë, futja e metodave intesifikuese për shfrytëzimin sa më racional të vendburimeve, shumëllojshmëria e nënprodukteve në rafineritë e përpunimit nuk mundet kurrë të errësojnë sadopak punën e kësaj elite intelektuale. Puna e kryer e papërsëritshme e llojit të vet, pa ndroje e frikë e niveleve ndërkombëtare. Presioni i përditshëm mbi intelektualët: Ku është nafte e gazi? nuk i theu ata. I mposhti, i çoroditi, i nëpërkëmbi, i poshtëroi për pak kohë, por ata prapë studiuan, përgjithësuan, projektuan.
Thëniet lart e poshtë nga ca maskarenj apo zemërzinj apo bashkëpuntorë të Sigurimit famëkeq të Shtetit se naftën e gazin e zbuloi Partia nuk qëndrojnë. Naftën e gazin mbas çlirimit të vendit e zbuluan intelektualët elitë të industrisë hidrokarbure. Puna studimore, përgjithësuese, projektuese e aplikative në kantier e Stanislav Zuberit, Riza Alizotit, Sherif Toptanit, Rexhep Rekës, Ramis Xhabisë, Filip Nashit, Koço Plakut, Milto Gjikopullit, Beqir Alisë, Protoko Muratit, Nuredin Skraparit, Dhimitër Stefës, Petraq Xhaçkës, Thanas Nasto, Hektor Dalipit, Reshat Myftarit, Ilia Dhimullës, Luçi Pleqit, Kadri Ramës, Telo Velaj, Mihal Gjokës, Fotaq Lulos, Vlash Nakuçit, Beg Canajt, Hasan Bakiajt, Ëngjëll Prrenjasit, Skënder Osmanit, Flamur Gishtos, Filip Strakoshës, Nevrus Kodhelit, Ali Memës, Spartak Nastos, Drini Mezinit, Vilson Bares, Vullnet Xhangos, Petrit Sadushit, Bekim Sinoymerit, Ilia Karadunit, Fatmir Shehut, Përparim Met`hoxhës, Petro Olldashit, Bashkim Manes, Ilir Banos, Moisi Bitrit, Bahri Shanajt, Stavro Karajanit, Simon Ranxhës, Nelson Shehut, Thoma Bakullarit, Thoma Vëngut, Tasi Rrapit, Vangjush Kokonozit, Ajet Yllit, Koço Pepës, Nako Petros, Kastriot Gishtos, Petraq Krastafilakut, Vasil Mistrovicës, Dhimitër Dedës, Eflatun Shtinos, Ahmet Halilit, Ahmet Bajos, Zhaneta Ndrekos etj. etj. meriton PIEDESTAL. Një piedestal nderi në historinë e ndërtimit dhe forcimit të ekonomisë kombëtare. Një piedestal nderi për atë që i sollën ekonomisë kombëtare vlera e vlera të shumta monetare dhe që e shndërruan Shqipërinë në një nga vendet e fuqishme naftë gaz mbajtëse në Ballkan e më gjerë. Këta janë heronjtë e vendit të tyre. Dhe heronjtë kurrë nuk janë armiq. Njerëzit e thjeshtë i njohin fort mirë heronjtë e tyre. E shkuara që meriton respekt duhet nderuar, duhet vlerësuar e duhet shpërndarë brezave që vijnë që të jenë më me këmbë në tokë për fatet e kombit të tyre.
N.q.se në Shqipëri nuk do të analizohet dhe hulumtohet e kaluara, në Shqipëri nuk mund të ndërtohet shteti i së drejtës ngaqë ky do të ngrihej mbi bazat e një padrejtësie që vazhdon të ekzistojë. Liria dhe demokracia nuk janë të vetëkuptueshme, por janë arritur me luftë të ashpër dhe duhet të rifitohen prej nesh vazhdimisht. Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë për të mos u përsëritur diktatura komuniste në Shqipëri si diktatura më e pamëshirshme në Evropë.
Natyrshëm lind pyetja: Përse e kaluara e një kombi apo populli të mos jetë në funksion të një të ardhmeje më të mirë? Prandaj e kaluara duhet shndërruar në përvojë për brezat që vijnë.
Thënia e amerikanit BAKMINSTËR FULLER: “Ne jemi thirrur të jemi arkitektët e së ardhmes, jo viktimat e saj” merr mjaft kuptim.

Falënderoj në mënyrë të veçantë intelektualët që me fjalën e tyre, me mendimet e tyre, me kurajon e tyre, me patriotizmin e tyre qenë një ndihmesë e madhe në realizimin e librit, si:
1. Jorgji Hanxhari, Prof.Asoc.Dr. i shkencave teknologjike
2. Maksim Shuli, Dr. i shkencave teknologjike.
3. Vladimir Mici, Dr. i shkencave ekonomike.
4. Bujar Leskaj, Dr. i shkencave ekonomike, inxhinier nafte, ekonomist.
5. Zhuljana Jorganzhi, poete, shkrimtare.
6. Hazbi Shehu, Prof.Dr. i shkencave gjeologjike.
7. Dhimitër Gjenerali, inxhinier gjeolog.
8. Kadri Rama, inxhinier gjeolog.
9. Ahmet Çollaku, inxhinier gjeofizik.
10. Dhimitër Stefo, Dr. i shkencave gjeologjike.
11. Elena Çami, kimiste industrial.
12. Vlashi Janopulli, inxhinier gjeolog.
13. Vlashi Laçka, inxhinier gjeolog.
14. Fatmir Shehu, Prof.Dr. i shkencave teknologjike.
15. Fatri Kadilli, inxhinier gjeolog.
16. Telo Velaj, Prof.Dr. i shkencave gjeologjike.
17. Ajet Mezini, Prof.Dr. i shkencave gjeologjike.
18. Moisi Bitri, inxhinier teknolog.
19. Dhimo Gjika, inxhinier teknolog.
20. Fatos Çoçoli, studiues, gazetar.
21. Elton Çuko, inxhinier topograf.
Miq të nderuar! Ju jam MIRËNJOHËS.

Të shkruash një libër është një përgjegjësi e madhe, ndaj atyre të cilëve jua dedikon, në rastin konkret për naftëtarët, këta heronjë të ekonomisë kombëtare shqiptare. Me anë të librit shpërndan vlera, mençuri, kujtesë, nderim, respekt, thirrje, falje, dashuri, mirësi e dritë. Ja çfarë kanë thënë disa brilantë për librin:

Dritë! Gjithmonë dritë! Kudo dritë! Për dritë kanë nevojë që të gjithë. Dritën ne e gjejmë te libri. Hapeni librin sa më gjerë. Jepini mundësi librit të shkëlqejë, të veprojë. – VIKTOR HYGO (Francez).

Libri është më i fortë se pushteti. – DAUT DEMAKU (Shqiptar).

Të gjithë kanë mendim, por mendimi i shkruar është pasuri. – AHMET OSJA (Shqiptar).

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *