Ad
Ky sistem politik ordiner në të gjitha parametrat i merr të keqen komunizmit dhe as që krahasohet me të

Ky sistem politik ordiner në të gjitha parametrat i merr të keqen komunizmit dhe as që krahasohet me të

Ad

Nga Romeo Karaj

Ky sistem politik i pështirë, i pamoralshëm, që erdhi dhe u instalua pabesisht nën demagogjinë e lirisë, me moton “bashkëautorë dhe bashkëfajtorë” të thënë me zë të lartë nga kryeustai i së ligës Sali Berisha, dhe me premtimin se do të cojë më tej zhvillimin e Shqipërisë, pasi shkatërroi cdo gjë, të ngritur me aq mund dhe djersë, dhe sidomos vlerat morale shekullore, sot tenton të na instalojë me ligj ndalimin e lirisë.

Do dështojë me turp dhe do ti bëjë nderin më të madh komunizmit.

Sa më shumë që do të zhytet kjo politikë në këtë rrugë, aq më shumë revokohet komunizmi.

Ky sistem politik ordiner në të gjitha parametrat i merr të keqen komunizmit dhe as që krahasohet me të.

Oligarkët t’a harrojnë se me ligje të tilla do të gëzojnë të qetë pasurinë e vjedhur.

E ardhmja i përket një lëvizjeje popullore, që do t’a përmbysë totalisht sistemin politik antinjerëzor, antishqiptar dhe kriminal të këtyre 27 viteve te fundit, duke instaluar një sistem të bazuar në drejtesi, humanizëm dhe vlera të vërteta njerëzore dhe shqiptare.

Përrallat me CDU-në gjermane janë për moshën deri ne tre vjec dhe as që na emocionojnë fare.

Personalisht kam kaluar disa herë në këmbë në rrugën Karl Marx në Bremen të Gjermanisë, duke u bindur se ata janë shumë të kujdesshëm në trajtimin e figurave historike, politike, kulturore dhe filozofike.

Oligarkët e sotëm, të zhveshur nga cdo lloj demagogjie, kërkojnë të fshehin lakuriqësinë e tyre pas ligjeve donkishoteske të destinuara për të dështuar.

Cdo lëvizje që do t’i kthejë popullit, drejtësinë, pushtetin, lirinë dhe progresin, është dhe do të jetë legjitime.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *