Ad
Kush është shoqëria përmbarimore dhe nëpërmjet kujt operon në Shqipëri duke kërcënuar shqiptarët

Kush është shoqëria përmbarimore dhe nëpërmjet kujt operon në Shqipëri duke kërcënuar shqiptarët

Ad

Një Shoqëri Përmbarimore Italiane, SGA spa kërcënon shqiptarët, klientë të Veneto Banka sh.a., e falimentuar në Itali nga ana e Qeverisë Italiane, se do t’i sekuestrojë garancitë hipotekore të tyre pranë bankës së falimentuar.

Po kush është kjo Shoqëri dhe nëpërmjet kujt operon në Shqipëri duke kërcënuar shqiptarët. Pranë redaksisë sonë ka mbërritur një kopje e shkresës ku Tranzit shpk, pjesë e ABI Bank, për llogari të SGA spa në Itali, kontakton klientin e ish-Bankës Veneto, me një tekst kërcënues ku i bëhet e ditur se brenda 10 ditëve garancia e tij do të ekzekutohet. Kjo një procedurë mjaft e dyshimtë ku siç edhe bëhet e ditur nga organet kopetente, shoqëria përmbarimore italiane nuk mund të ekzekutojë prona jashtë territorit italian. Në të kundërt, gjithmonë nëse ndodh atëherë kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive dhe të padrejtë, ku Gjykata Shqiptare bëhet palë me këto Shoqëri të dyshimta Përmbarimore që çuditërisht vijnë në Shqipëri dhe kërcënojnë shqiptarët, klientë të një banke të falimentuar jo për fajin e tyre apo të bankës së tyre që kishin një Kontratë Kredie në Shqipëri.

Tranzit shpk është Shoqëria shqiptare që duket se ia ka bërë gjërat e lehta kësaj shoqërie përmbarimore italiane, duke i ofruar shërbim përmbarimor në Shqipëri për t’ju shmangur detyrimeve financiare. Po a do ta bënte dot të njëjtën gjë një Shoqëri Përmbarimore Shqiptare këtë procedurë në Itali? E sigurt që do kishim të bënim me një reagim ligjor dhe procedura përmbarimore objekt hetimi për Prokurorinë Italiane.

Po me sa duket në Shqipërinë tonë të dashur për të huajt si SGA spa që kërcënon shqiptarët, Qeveria Shqiptare duket se bëhet palë me bankat, madje i motivon ato t’u nxijnë jeten shqiptarëve klientë të bankave të huaja apo shqiptare. Me kredi me super interesa të larta, objekt hetimi nga ana e Autoritetit të Konkurencës, që “rrjepin” shqiptarët çdo ditë, kjo nën heshtjen e Qeverisë Shqiptare dhe natyrisht “OK” e institucionit të Bankës së Shqiperise.

Të gjitha këto institucione e sigurt që gëzojnë aq shumë kur klienti i një banke është në vështirësi financiare për të paguar. “Erdhi peshku i rradhës”, thonë ndoshta me gezim me njëri-tjetrin. Të gjithë janë palë me Bankat dhe Shoqëritë e Mbledhjes së Borxheve të Këqija dhe deri në fund me Përmbarimin. Ekzekutojnë me shumë shpejtësi kolateralin, gjejnë gjuhen dha akordin me Gjykatat Shqiptare, dhe kështu hallexhiu shqiptar, kreditor i në banke ngelet një ditë në qiell të hapur.

E gjitha kjo është një aferë e pastër e cila me sa duket është kuptuar mjaft mirë nga Shoqëria Përmbarimore Italiane, SGA spa. Ajo nuk ofron negociime apo ristrukturime kredie për ta ndihmuar klientin shqiptar, sepse qëllimi i saj është ekzekutimi i kolateralit nëpërmjet TRANZIT shpk, pjesë e ABI Bank. Situata besojmë se është e kuptueshme. Jo pa qëllim Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin që këto dy Shoqëri, njëra italiane dhe tjetra shqiptaro-ruse-amerikane, të bashkëpunojnë për të ekzekutuar garancitë e shqiptarëve në bankë italiane në Shqipëri e falimentuar në Itali.

SHËNIM. Në artikullin tjetër do t’ju vendosim në dispozicion kontratën e SGA spa, Shoqërisë Përmbarimore Italiane me TRANZIT shpk.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *