Ad
Kurrë s’harroi shqipen, historia më VIRALE e vitit, Alvin Berisha frymëzoi mijëra shqiptarë

Kurrë s’harroi shqipen, historia më VIRALE e vitit, Alvin Berisha frymëzoi mijëra shqiptarë

Ad

Kurrë s’harroi shqipen, historia më VIRALE e vitit, Alvin Berisha frymëzoi mijëra shqiptarë.

‘Bab më ço te gjyshi’/ Kurrë s’harroi shqipen, historia më VIRALE e vitit, Alvin Berisha frymëzoi mijëra shqiptarë

Lot, përqafime, mall dhe një fëmijë i mbetur peng mes kampeve të Sirisë….Kjo është historia e një familjeje shqitare, të ndarë për së gjalli e cila u bë historia më virale e këtij viti dhe mbajti mbërthyer përpara ekranit mijëra njerëz.
Ishte emisioni investigativ italian “Le Ienne” ai që pati mëshirë për dëshpërimin e Afrim Berishës, babait shqiptar që prej pesë vitesh kërkonte të birin, Alvinin, që e shoqja ia kishte degdisur në kampet e ISIS për ta kthyer në luftëtar.

Me zemër të thyer, Berisha iu drejtua emisionit italian, teksa rrëfeu se prej vitesh nuk e kishte ndjerë më erën e të birit, të voglit Alvin. Burri shqipta rrëfente përpara gazetarëve italianë se si gruja e tij Valbona Berisha para pesë vitesh ishte arratosur së bashku me Alvinin për t’u bërë pjesë e ISIS.
“Ishim shumë mirë. Kishim dy vajzat dhe Alvin, por një ditë diçka ndodhi me të. Para pesë vitesh, mori djalin dhe iku. Nuk dyshoja për asgjë, fillimisht filloi të lexonte shumë libra myslimanë, vishej me shami, pro deri këtu nuk u tremba. Nuk pashë asgjë të frikshme deri në ditën e kobshme. Më bëhet mishi kokrra, dua vetëm t’i ndjej erën dhe ta përqafoj. Alvi im i vogël kampioni babit,”– tregonte ai me lot në sy.

Pas muajsh investigime, babai shqiptar mori një letër nga i vogli i tij, i cili shkruante se e ka marrë shumë malli për të atin dhe se dëshiron të kthehet në shtëpi.
“Çkemi baba si je? Jam unë djalit jot…më mungon baba. Më merr me vete në shtëpi të lutem, më mungon shumë. Për babain Berisha,”- shkruhej në letrën që për babain shqiptar ishte si një goditje në zemër.

Teksa asnjë sinjal nuk po vinte më nga kryqi i kuq, stafi i emisionit dhe shqiptari u nisën për në Siri. Rrugës ndaluan për të blerë rroba të reja për Alvinin, teksa Berisha tregon se vetëm të birin ka pasur prej kohësh në kokë.
“Zgjohem në mëngjes dhe e piccolo Alvin nel campo di prigionia Isis in Siriapërshëndes në foto. Bëj për të ngrënë dhe kam vetëm atë në mendje. Gruan time s’e kam kërkuar asnjëherë. Ajo filloi të lexonte kuranin, të shoqërohej me njerëz që s’i njihja dhe vishte perçe.

U mbulua dhe nuk arrita të kuptoja asgjë. Asnjëherë s’i ka munguar gjë, kam punuar gjithmonë,”- rrëfen ai teksa tregon më tej se nuk do t’i përmbajë dot lotët në momentin që do ta shohë të birin.
Dhe ashtu ndodh vërtet. Gazetari gjen Alvinin mes mijëra personave në kampin sirian dhe e merr në krahë ‘kampionin’ e vogël për ta dërguar tek i ati i përmalluar. Berisha e përqafon të birin, me mall, si për të dashur të kompesojë 5 vitet gjatë të cilave nuk e ka parë të birin dhe s’i ka ndjerë erën.

Në video dëgjohet teksa Berisha dhe Alvi flasin shqip, pasi italishten, i vogli e kishte harruar.

“Dua të shkoj tek gjyshi… Bab… m’ço te gjyshi,”– thoshte ai teksa në gjuhën amtare që s’e harroi edhe mes bombave e luftërave.

“Tek gjyshi? Po ne do ikim te Marinela,”- i thotë ai për të motrën.
E teksa i ati i shikon gungën në këmbë që 11-vjeçari kishte marrë gjatë një një bobmardimi në Siri ku dhe humbi të ëmën, i vogli Alvin nuk ankohet.

“Nuk është gjë,”- thotë ai për t’i thënë forcë të atit. Ky takim ishte takimi që bëri që çdo shqiptar ë italian, përveç shumë njerëzve të tjerë në botë të derdhnin lot e ta shpërndanin masivisht në rrjetet sociale si histori.
Afrim Berisha u kthye duarbosh nga kampet në Itali, pasi për çështje proçedurash nuk e rimori dot të birin. Me zemër të plagosur, babai shqiptar që kishte pritur me ankth këtë përqafim, e gënjëu të birin duke i thënë se do shkonte të bënte disa dokuemtne e do të kthehej ta merrte sërish, duke e ditur mjaft mirë se situate që kishte përballë ishte më e komplikuar se kaq.

“Mos ki frikë nuk të lë vetëm,”- i tha Afrimi të voglit të tij teksa e la sërish mes bombave e molotovëve.
“A do flesh këtu me mua?”- e pyeti Alvin, teksa më pas Berisha e gënjen dhe i thotë që do shkojë të bëjë disa letra.

“Ti, po. Unë jo, sepse s’më lënë të fle këtu. Do bëj disa letra,”– i thotë ai dhe s’i mban dot lotët.
Babai shqiptar u kthye pranë dy vajzave të tij në Itali, ndërsa Alvini ashtu me hap të çalë u kthehet kampeve të Sirisë, pa derdhur asnjë pikë loti. Dukej sikur asgjë nuk e lëndonte dot më, kishte hequr mjaftueshëm….

Këtu nisi vërtet lufta për shpëtimin e Alvinit…Gazetari i “Le Ienne” u lidh me qeverinë shqiptare, konkretisht me ambasadorin e Shqipërisë në Turqi, Gent Gazhelin, I cili siç u transmetua në emision mbylli telefonin e s’u dëgjua më.
Kjo çështje kishte nevojë për ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, por pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve italianë, këtyre të fudnit nuk u bëri përshtypje kjo gjë. Në daljë televizive, Rama dhe Cakaj këmbëngulnin se çështja ishte shumë e komplikuar dhe se Siria nuk kishte një ‘kokë’ me të cilin mund të negocionin. Për më tepër, Romina Kuko zv/ministrja e Brendshme e ftuar në “Open”, hodhi idenë se ambasadori Gazheli mund të merrej peng.

Fiks tre ditë pas publikimit të këtij emisioni, Gent Gazheli dha dorëheqjen, por nuk u largua pa marrë ‘shplarjen’ e publikut, të cilët e masakruan në komentet në faqen e tij në Facebook. Pavarësisht se shumë prej tyre u fshinë në fraksion sekondi, njerëzit që kishin ndjerë lotët e Alvinit dhe përmallimin e babait shqiptar nuk hoqën dorë.
Çdo ditë e më tepër, presioni ndaj qeverisë shqiptar erritej, njerëzit kërkonin llogari në çdo dalje publike të kryeministrit Edi Rama, që sot publikoi me mjaft krenari foton teksa Alvini doli nga kampi.

il piccolo Alvin nel campo di prigionia Isis in Siria

Vogëlushi shqiptar tashmë është shumë pranë derës, pas të cilës e pret gjiri i familjes prej ku shpresojmë të mos largohet më kurrë. Edhe pse pa të ëmën, me dy motrat dhe të atin e papërkulur, Alvini i vogël do t’i kthehet një jete normale, sigurisht vështirë do të jetë të harrojë bombat që i kumbonin në vesh çdo natë

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *