Ad
Kur themi se kombi shqiptar përballoi pushtuesit nazi-fashist

Kur themi se kombi shqiptar përballoi pushtuesit nazi-fashist

Ad

Kur themi se kombi shqiptar përballoi pushtuesit nazi-fashist, kjo gjë nuk mund të kuptohet pa u folur për armiqtë e brendshëm, si ata të ”ballit kombetar” (“nacionalistët”), ”legaliteti” (zogistët), ”kuislingët” si dhe të gjithë tradhëtarët e bindur që u vunë në shërbim të plotë të okupatorëve. Fakt është se jo vetëm në rastin e LANÇ, por në të gjithë historinë e popullit tonë, sa herë ai është ndeshur me të huajt, përballë tij janë ndodhur edhe tradhëtarët e vendit. Kjo e vërtetë nuk është pohuar vetëm nga historiografia e literaturës komuniste por edhe nga ajo jo-komuniste. Po i referohemi një personaliteti të madh e të shquar Fan Nolit, i cili ka thënë: “sa për të pasur ide të qarta të luftërave për indipetencë kombëtare duhet mbajtur gjithnjë parasysh fakti që populli shqiptar duhet të luftonte në dy balle: kundër armikut të jashtëm që përfaqesohej prej fuqive imperialiste dhe në të njëjtën kohë edhe kundër armikut të brendshëm që perfaqesohej prej bejlerëve feudal, zotërues çifliqesh e kohës së mesme aleat dhe vegla të armikut të jashtëm”.
Pra siç shohim, zoterinjve të hapsirës tonë politike, u është bërë ves i keq duke lënë jashtë, duke mos i përmendur armiqtë e brendshëm në Luftën Nacional – Çlirimtare, ndërsa në vitet pas çlirimit nga okupatori shkojnë e fusin në kategorinë e armiqve pushtetin popullor i cili e çlirojë vendin! Ky hap idiotesk dhe fort i djallëzuar, ka për synim që pushtetin që doli nga gryka e pushkës partizane, ta fusin në një thes me ”shtetet totalitare” apo ”diktatoriale”, terme këto, të marra nga fjalori i literaturës antikomuniste. Por e vërteta historike qëndron krejt ndryshe për ish klasat shfrytëzuese (bejlerët, agallarët, bajraktarët, pronarët kapitalist) si dhe mbeturinat ballisto-zogiste e kolaboracioniste, për kriminelët dhe elementët antipopullor e antikombëtar, që për këtë kategori me të vërtetë pushteti popullor dhe socializmi perdori mjetet e dhunës që t’i mbante qafën ulur, por për popullin (masat) ai pushtet dhe ajo shoqëri socialiste ishte një nga shoqëritë më demokratike në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.
Nga ana tjetër, disa me dashje, ose pa dashje, nga që janë miop, ose duan të hiqen sikur janë të tillë, po i atribuojne Konferences së Pezës përpunimin e platformës së demokracisë pluraliste, të cilën po shikojnë te realizuar mbas përmbysjes të pushtetit popullor dhe socializmit nga tradhtia ramiziane dhe e bandës së tij. Po e vërteta përseri qëndron krejt ndryshe. Konferenca e Pezës përpunoi platformën e Luftës Nacional-Çlirimtare, e cila u kurorëzua me fitoren e 29 Nëntorit të vitit 1944. Në atë platformë është fiksuar edhe ideja e vendosjes të një regjimi demokratik mbas Çlirimit, formën e të cilit do ta vendoste vetë populli shqiptar: edhe kjo ide u realizua nga përfaqesuesit e popullit tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike më 2 dhjetor 1945.
Përse injorohet Kongresi i Permetit dhe Asambleja Kushtetuese, që përpunoi e vendosi kushtetutën e parë të RPSH?!
Mos vallë kjo asamble nuk ka pasur atë përfaqësim të popullit që ka pasur Konferenca e Pezës, ku morën pjesë vetëm 17 veta nga e gjithë Shqiperia?!
Mos vallë zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 kanë qenë më pak demokratike se ato të 31 marsit 1991 dhe ato të 22 marsit 1992?!
Mos vallë ky shtet (shtet i thençin!) i demokracisë pluraliste ka pasur qoftë dhe një veprimtari të dobishme për popullin se sa ka pasur pushteti popullor para tij?!
Cili shtet ka qenë më demokratik, ai i viteve para “pluralizmit”, që vetëm ndertoi dhe asgjë nuk shkatërroi, apo ky i viteve të “pluralizmit” që po vazhdon të bej të kundërtën, që vetëm po shkatërron e asgjë nuk po ndërton?!
Ore zotërinj, çfare është demokratike, t’u sigurosh njerëzve një jetë normale ekonomike e shoqerore apo t’i shndrrosh ata në lypsar e ti lësh në mëshirën e krimit e te spekullatoreve apo skizofrenëve?!

Edhe pse do ketë njerëz që kur ti lexojnë këto rrjeshta do shtërngojnë dhëmbët, ose do i dhëmbim zorrët e barkut, jam i mendimit se këto pyetje, s’kanë nevoj për përgjigje.

I PAHARRUAR KUJTIMI I PARTIZANËVE SHQIPTAR, TRIMA ME YLLË NE BALLË, I LUFTËTARËVE TË VËRTETË PËR LIRI TE POPULLIT TONË!
I PAHARRUAR KUJTIMI I PATRIOTIT ANTIFASHISTI, BAB MYSLYM PEZA!
POSHTË REGJIMET FASHISTE DHE PUSHTETET E TYRE MAFIOZE!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *