Ad
Kur Elez Biberaj tallte by..thën me Berishën dhe shqipërin

Kur Elez Biberaj tallte by..thën me Berishën dhe shqipërin

Ad

Zeri i Amerikes dhe Debati Nano-Berisha.

INTERVISTA TE “ZERI I AMERIKES”

Nano e Berisha zihen në telefon

Kjo është intervista e plotë e kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhënë në Zërin e Amerikës. Dy krerët e partive më të mëdha në vend kanë replikuar ashpër me njëri – tjetrin duke debatuar me akuza nga më të ndryshmet.

Elez Biberaj: Zotin Berisha ende nuk e kemi në linjë por shpresojmë të lidhemi me të shumë shpejt. Fillojmë me ju zoti Nano. Partia Socialiste, si parti në pushtet, ka përgjegjësinë kryesore për të garantuar që këto zgjedhje të jenë të lira e të drejta dhe të përputhen me standardet ndërkombëtare.A mund ti siguroni bashkë qytetarët tuaj dhe komunitetin ndërkombëtar se partia juaj do ta kryejë këtë detyrë me dinjitet dhe se zgjedhjet do të jenë të rregullta?

Fatos Nano: …….. Maxhoranca ka mbështetur amendimet e kodit zgjedhor të rekomanduara nga ODIHR-i pas zgjedhjeve të fundit në frymë konsensuale me bllokun e opozitës, por ka vepruar totalisht në mbështetje të kodit të ri dhe qeveria që unë drejtoj ka marrë të gjitha masat për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme, transparencën e duhur dhe mbështetje maksimale për institucionet zgjedhore që administrojnë procesin.

Elez Biberaj: Zoti Nano, rivali juaj duket se e ka pranuar që përgatitjet për këto zgjedhje janë më të mira se sa në zgjedhjet e kaluara por megjithatë ka pohuar se ende ka disa probleme që e pengojnë procesin.A ka diçka të vërtetë në këto pohime të doktor Berishës?

Fatos Nano: Substancialisht nuk ka asnjë problem. Edhe në raportin e fundit që i paraprin ditës zgjedhore të vëzhguesve ndërkombëtarë, ndonjë kontest i mbetur vihet vetëm në gojën e opozitës së Berishës ndërsa të gjithë faktorët e tjerë janë të angazhuar në procesin zgjedhur pa konteste parimore dhe reale. Pra, unë do të dëshiroja që zoti Berisha të pranonte realisht që është një klimë tjetër, është një kuadër tjetër ligjor, është një realitet praktik që garanton që çdo votë të lexohet drejt, mbi bazën e parimit një njeri një votë, por nuk kam dëgjuar ende që zoti Berisha të deklarojë se do ta njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Elez Biberaj: Zoti Nano, jemi në pritje që të lidhemi me zotin Berisha prandaj po vazhdojmë me një pyetje tjetër për ju. Zoti Nano, partia juaj ka avantazhin e madh se e kontrollon pushtetin si në nivelin qendror ashtu edhe në atë vendor. Natyrisht, politikanët përdorin ato argumente, shifra dhe fakte që u interesojnë për të reklamuar suksesin e politikave të tyre, por e vërteta është se vendi juaj ndodhet në një gjendje mjaft të vështirë dhe për këtë ju nuk mund t’ia hidhni përgjegjësinë Partisë Demokratike: ka varfëri të skajshme, papunësi, mungesa të ndryshme. Në këto kushte, çfarë përfundimesh duhet të nxjerrin votuesit shqiptarë për efektivitetin dhe cilësinë e qeverisjes së deritanishme socialiste.

Fatos Nano: Ju dëgjova edhe në komentin e hyrjes, zoti Biberaj, dhe po më çudisni sepse ju s’keni shumë kohë që keni qenë në Shqipëri dhe nuk besoj se për pak javë keni ndryshuar gjykimin tuaj për një realitet që është shumë i ndryshëm nga pohimet tuaja për gjendje kritike. ……Natyrisht, ka zona në varfëri, ka një varfëri relative që po kurohet me një strategji kombëtare të rritjes së qendrueshme ekonomike e cila mbështetet në më shumë se 1 milion dollarë investime në vit si dhe në gati 1 milion dollarë investime të huaja direkte tashmë të angazhuara për tre-katër vitet e ardhëshme, të cilat ndryshe nga perceptimi që Shqipëria po humbet interesin dhe vemendjen në skakierën ndërkombëtare apo rajonale, po e shpejtojnë procesin e integrimit tonë rajonal dhe global….

Elez Biberaj: Zoti Nano, tani duket se kemi në linjë edhe zotin Berisha. Zoti Berisha, ecuria e rregullt e zgjedhjeve nuk varet vetëm nga partia në pushtet por edhe nga respektimi i rregullave të lojës nga ana e opozitës. A e pranoni deklaratën e Partisë Socialiste dhe të kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Nano se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për zgjedhje normale? Sa të angazhuar jeni ju dhe partia juaj për të kontribuar që zgjedhjet të jenë vërtet të rregullta?

Sali Berisha: Zoti Nano është një demagog i pakorrigjueshëm. Ai dhunoi gjatë muajit të fundit standardet europerëndimore të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ky është një konstatim i mbarë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar me vendime absurde, i pashpresë për fitore. Ai dhunoi të tre kolonat kryesore të procesit zgjedhor, bllokoi financimet dhe i liroi ato vetëm javën e fundit, ndryshoi KQZ-në dhe e përvetësoi plotësisht për veten e tij, ka shpalosur bandat kriminale që ka të fshehura në polici për të dhunuar zgjedhjet. Pra ai është një demagog i paskrupullt dhe i pakorrigjueshëm, por kësaj here ai ka zhveshur veten lakuriq si armik i egër i botës së lirë në Shqipëri.

Elez Biberaj: Zoti Berisha, kritikët thonë se ju po i mbani ndezur disa çështje, si ato që përmendët tani, si argumente me të cilat mund të justifikoheni nëse partia juaj nuk arrin rezultatin që dëshiron në këto zgjedhje?

Sali Berisha: Në fakt, zoti Biberaj, nuk besoj që komuniteti ndërkombëtar, prania e OSBE-së, vëzhguesit dhe monitorët e tjerë, përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe vetë Presidenti i tij të kenë hallin se cila parti do të fitojë kaq shumë, por shqetësimet që kemi shprehur dhe denoncimet që kemi bërë ne kanë qenë absolutisht në sintoni të plotë me të gjitha këto institucione….

Elez Biberaj: Zoti Nano, a dëshironi t’u përgjigjeni akuzave të doktor Berishës?

Fatos Nano: Jo nuk ia vlen…

Sali Berisha: Jo, nuk ka absolutisht si të përgjigjet ai…

Elez Biberaj: Më falni, fjalën e ka zoti Nano…

Fatos Nano: Para 10 muajsh ju kam takuar në selinë e partisë suaj dhe më vjen keq që nuk keni ndryshuar fare dhe s’keni kuptuar fare që Shqipëria nuk ka të ardhme me një opozitë si e juaja dhe ju nuk keni të ardhme në krye të një opozite që duhet të modernizohet. Por sidoqoftë këto nuk janë detyrat e mia dhe unë po ritheksoj se nëqoftëse zoti Berisha vazhdon të lëshojë broçkulla të tilla si, në Shqipëri vidhen dy të tretat e taksave, ose 1 miliardë dollarë në vit, baraz me buxhetin vjetor, pra këtu vetëm vidhet dhe nuk bëhet asgjë, asnjë investim, as mbrojtje sociale, sa paga e të tjera, atëherë zoti Berisha e ka të kollajshme me këto sindroma të pakurueshme përfundimisht që të thotë nesër se u vodhën dy të tretat e votave dhe unë po e pyes ballas: unë kam deklaruar se do t’i njoh zgjedhjet, a mund ta thoni këtë gjë edhe ju zoti Berisha?

Elez Biberaj: Zoti Berisha, përgjigjia juaj?

Sali Berisha: Tani thjesht dua t’i them se ai është një marksist-leninist i verbër, nuk ka konceptin e rregullave më elementare të demokracisë, ai ka një urrejtje për opozitën dhe demokracinë sa ç’ka patur 13 vjet më parë kur ishte ndihmësi i Nexhmije Hoxhës dhe përsa i përket dy të tretave të taksave, është ai një nga arkitektët më kryesorë, në mos më kryesori i këtij sistemi. Nuk e them unë, por e thonë 77 për qind të shqiptarëve që ai dhe kabineti i tij janë hajdutë dhe të korruptuar, nuk e them unë por e thotë Transparency International, që ka dalë edhe dhjetë shkallë më i korruptuar se ç’ishte më parë. Nuk e them unë, por e thonë Fondi Monetar Ndërkombëtar, se Shqipëria me të njëjtin nivel taksash në raport me Maqedoninë, Kroacinë dhe Slloveninë, ka një vjelje vetëm një të tretën e tyre, kurse ka në raport me GDP-në vetëm një vjelje një të tretën e taksave që duhe të vjelë, pra unë mendoj se zoti Nano ka të njëjtin qëndrim ndaj institucioneve ndërkombëtare që ka patur 13 vjet më parë dhe që në fakt e shfaq shumë gjerësisht. Edhe gjatë këtij muaji e ka bërë shumë evidente qëndrimin ndaj kërkesave ndërkombëtare për standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra nëqoftëse zoti Nano përpiqet të shesë standardet e tij si standarde evropiane, i them le të puthet me Haxhi Qamilin, sepse askush në Shqipëri nuk ia pranon ato.

Elez Biberaj: Doktor Berisha, kur një parti është në opozitë, siç është partia juaj ajo e ka shumë të lehtë të kritikojë qeverinë dhe partinë në pushtet si dhe të bëjë premtime. Ju personalisht dhe kandidatët e partisë suaj keni bërë premtime që shumë analistë i cilësojnë si jorealiste. Cfarë garancish mund të jepni se këto premtime elektorale, ose shumica e tyre do të plotësohen?

Sali Berisha: Absolutisht ne kemi premtuar vetëm gjërat që parashikon ligji i qeverisjes lokale…. sepse qeveritarët socialistë shesin troje për pallate, në të cilat gjobisin ndërtuesin me 30 dollarë për metër katrorë ndërtimin …. Sistemi i korrupsionit zoti Biberaj, është vendosur nga padrino, nga Fatos Nano si arkitekt i tij dhe kjo është një deklaratë e Bashkimit Evropian në raportin për Shqipërinë. ….

Elez Biberaj: Zoti kryeministër, të huajve shpesh u bën shumë përshtypje se sa energji dhe kohë shpenzojnë politikanët shqiptarë për çështje që në vende të tjera zgjidhen relativisht lehtë dhe në kohë. Pse është politika shqiptare kaq konfliktuale?

F. Nano Pyetja është me vend zoti Biberaj. Unë besoj se nëqoftëse shumëkush e cilëson në avantazhin tim të madh të kesh një kundërshtar politik si zoti Berisha, që nuk jeton në këtë realitet i cili u pëlqen të gjithëve dhe u jep të gjithëve shanse për të punuar dhe jo për të dalë në pension, për mua personalisht është një fatkeqësi e madhe që opozita drejtohet nga një njeri si Berisha që nuk pranon të kuptojë se shqiptarët kërkojnë siguri, kërkojnë prosperitet, kërkojnë hapësira për t’u integruar në Bashkimin Evropian …

Elez Biberaj: Sidoqoftë, ne do të presim rezultatet të dielën ose të hënën. Vazhdojmë me një pyetje për zotin Berisha. Zoti Berisha, në çfarë mase tensionet dhe ballafaqimet midis socialistëve dhe demokratëve udhëhiqen nga synime, interesa dhe alternativa të sinqerta? Apo krijohen ato artificialisht nga krerët e dy kampeve? Në disa raste, marrëveshjet midis jush dhe udhëheqësve socialistë kanë çuar në ulje thuajse të menjëhershme të tensioneve, siç ishte takimi i juaj në vitin 1998 me kryeministrin Majko dhe marrëveshja e vitit të kaluar me zotin Nano.

S. Berisha Unë dëshiroj të theksoj këtu se njeriu që po bllokon intgrimin e Shqipërisë është pikërisht kryetari i qeverisë së gjysmërrëzuar, është ai që dhunon standardet evropiane perëndimore në Shqipëri, është ai që mendon ta integrojë Shqipërinë mbi shinat e demagogjisë së vjetër, hipokrizisë politike, mashtrimit të plotë. Mirëpo problemi është se prozhektorët e Perëndimit janë të fuqishëm dhe ai është fare i vogël që të mund të errësojë gjë. Mendoj se tensionet nuk kanë absolutisht asnjë bazë tjetër, përveç dhunimit dhe mosrespektimit të standardeve dhe ligjeve për të cilat kjo shoqëri është e interesuar. Ligjet në Shqipëri për shokun Nano dhe qeveritarët nuk ekzistojnë, doganat për ta nuk ekzistojnë, ekziston vetëm pasurimi i çmendur duke përdorur pushtetin në mënyrë të paligjshme dhe fakti që gjatë qeverisjes së tij Shqipëria nga 3 milion e 600 mijë u katandis në 3 milion e 40 mijë banorë – kjo është vepra e tij kryesore.

Elez Biberaj: Zoti Nano, vendi juaj sot përballet me një fenomen që, sipas analistëve, mund të ketë pasoja për demokracinë dhe qëndrueshmërinë e vendit: dalja në skenën politike e njerëzve që përfaqësojnë interesat e klaneve të caktuara, që kanë lidhje me krimin e organizuar, dhe që nuk mbrojnë interesat mbarëqytetare. A shikoni ndonjë rrezik që politika shqiptare të mbizotërohet nga njerëz që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme?

F. Nano Nuk më rezulton kështu …Po instistoj, zoti Berisha, nëpërmjet zotit Biberaj, më thoni, do ta njihni rezultatin e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira që po vijnë?

Elez Biberaj: Zoti Berisha?

S. Berisha Së pari, nuk kam kundërshtuar dhe nuk kundërshtoj kurrë rezultat zgjedhjesh të lira e të ndershme. Kjo është në thelbin e kulturës demokratike të forcës politike që unë përfaqësoj dhe timen. Së dyti, përsa u përket atyre biznesmenëve, në krye të kontrabandës dua të them, ai nuk ka asnjë kompleks sepse vetë qendron në krye të kontrabandës së shqiptarëve. Është ai që e mbrojti Papadhimën, është ai që ka importuar helikopterë dhe mjete të tjera pa doganë, është ai që ka dërguar Lefter Kokën tek Ilir Meta kur ai bllokoi gjemitë e tij me kontrabandë për t’ia zhbllokuar dhe me gjëra të tjera. Në fakt, ai nuk ka pse të ketë komplekse pasi vetë është qilimi i kuq për demin e krimit dhe të kontrabandës në Shqipëri.

Elez Biberaj: Zoti Berisha, a mund t’i garantoni shqiptarët se kandidatët e patisë suaj nuk kanë lidhje me grupe të tilla të krimit të organizuar?

S. Berisha Unë mund t’i garantoj shqiptarët të përdorin metodat, ligjet, praktikat më transparente për të nxjerrë në dritën e diellit të gjithë veprimtarinë e zyrtarëve dhe të partisë demokratike… Për këtë kam garanci të plotë…. kryeministri aktual për tua dhënë brigjet e Shqipërisë firmave që nuk ua thotë emrat, që natyrisht janë të tijat, nuk janë të tjetërkujt.

Elez Biberaj: Dhe tani në mbyllje të debatit, propozoj që secili prej jush nga 30 sekonda të japë mesazhin për votuesit shqiptarë. Fillojmë me ju zoti Nano…

———————-

Koment i miletit te thjeshte..

Pse telefoni Berishes nuk ishte i lidhur njekohesisht me te Nanos?

Ceshtje teknike apo..Shiko-ike..Ismailat-ike-Klosike??

Pse Nano merakoset se mos Berisha nuk njef Zgjedhjet?

Gjithmone i ngrati Berish i ka njohur zgjedhjet dhe eshte bindur e ka hyre ne Parllament e Keshilla Bashkiake..
Zgjedhjet njihere qe jane bojkotuar jane Bojkotuar me urdherin e Gramoz Rucit e kjo dihet…pra nga PS jane bojkotuar dhe PS vec asaj ka bere dhe Revolucione te armatosura kallashore-Prasore-Kanibal-ore.

Pse Nano ka siguri ne Fitore?

Nga se di mire Miljonat qe jane shperdare ne cdo vullnetar debatikas e Shiko-ist nga Mafia e Nano-Met-Rames e Braho-Duk- Durak Angjelo-Kokdhimave?

Qe Nano i ka te blere Gazetaret e BiBISISE sikurse kishte shtrembaluqin Ad Krasta e te Dojce Vellos sikurse Mimozen e LPRK-se se Halitit ktyo dihen por.. thua valle te kete blere dhe drejtorin e Zerit te Amerikes sepse Elezin e ka blere qe me 1997 me Revolucionin Bolshevik kur LINO Mariza dhe Byber Elezi ishin ne krah te Zan Caushve.

Le te shohim Neser..

Tirana dhe Shqiperia jane ne Shtet Rrethim policoro Terbacoro-Sovietik..

Kurajo..qytetareve te urte qe neser kane nje Shprese se dicka ndryshon..

Respekt per Mero Bazen me Shoke qe me trimeri perballuan gjobat e terrorin e atentateve dhe thane te verteten

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *