Ad
Kuptimi dhe çfarë përfaqëson Karma  jua sjellin nëpërmjet këtij artikulli…

Kuptimi dhe çfarë përfaqëson Karma jua sjellin nëpërmjet këtij artikulli…

Ad

Kuriozitet – Shpesh keni dëgjuar të flitet për Karmën, por ndonjëherë nuk e keni ditur kuptimin e saj të vërtetë. Kështu që ne po jua sjellin nëpërmjet këtij artikulli…

Do pyesni çfarë vlere kanë dëshirat tuaja në këtë pafundësi rrjetash force që ju rrethojnë dhe se çfarë impulsesh mund të ndikojë vullnetin tuaj në burgun e atij pushteti suprem që kontrollon ferret e kozmosit! Sigurisht një forcë e madhe, misterioze, peshon mbi të gjitha të papriturat, mbi të gjitha qeniet jetësore dhe jo jetësore, dhe njeriu, që duhet të përballojë këto efekte, quhet Karma. Por çfarë është në realitet kjo forcë, një forcë gjithmonë në veprim, pranishme kudo me të gjitha ligjet e saj të cilave askush nuk mund t’ju bëjë bisht? Kush e rregullon këtë lëvizje karmike? Karma përfaqëson atë që do të ndodh në kohë, në hapësirën e ngjarjeve, të cikleve që shkojnë drejt infinitit, nga atomi, njeriu e tek universi. Pafundësia e zinxhirit të fateve, duke i bërë bisht të krijuarës me ligjet e saj të hekurta dhe harmonike, gërshetohet në rrjetën e arsyeve dhe efekteve Karma të njeriut, të familjes, të kolektivit planetar dhe universal. Çdo njeri gjatë ekzistencës së tij krijon me veprimet e tij motive karmike, kështu ai kthehet si baza kryesore e fatit të ardhshëm që do jetë rezultati, efekti dhe kompleksiteti i të gjitha veprimeve dhe i mendimeve të tij, sepse nuk ekzistojnë dënimet, ose çmimet, por vetëm pasojat e veprimeve dhe kjo e vërtetë është rregulli që duhet të shpjegojë konceptin e Karmës. Në fakt, Hyjnori (shpirti) kërkon here pas here prova për t’i kaluar, eksperienca pastrimi që do e largojnë nga dëshirat, nga pasionet, nga të gjitha ato sulme që e lidhin me mishin (ndikimin njerëzor). Në qoftë se mendjemadhësia, zilia, krenaria, vetëdashuria, egoizmi, zemërimi, cinizmi, kanë qenë motivet kryesore të qëndrimit të tij akoma në material, është e qartë që ai duhet t’i fitojë me një praktikë të thjeshtë tolerance, modestie, thjeshtësie, pastërtie, dashurie, largpamësie. Por Hyjnori nuk mund t’i kaloj kaq thjesht këto, por ai do të duhet t’i dëshirojë, kjo do ishte një fitore e ndërgjegjshme në të gjitha fushat dhe mbi të gjitha do të jetë në kontroll të plotë të ndjenjave. Ambicia për shembull, nuk mund të quhet kurrë e kaluar nga një njeri, vetëm sepse ka lindur në kushte shumë të thjeshta, duke provuar një sens rebelimi ndaj kushteve të tij të mjerueshme, duke mos dëshiruar gjatë ekzistencës së tij të arrij një nivel më të lartë të jetës, por kjo do të fitohej në kushtet e një çmimi ose të një gjykatësi, të një njeriu të zakonshëm ose të një studiuesi, të një artisti ose të një ushtari, të një të pasuri ose të një të varfëri, të një aktori ose të një prifti. Domethënë për të gjitha aspektet e personalitetit të njeriut, të cilat e mbajnë të lidhur me kërkesat e tyre materiale. Folëm për ambicien, por cilat janë degët e saj? Të pafundme! Po efektet e saj? Edhe ato të pafundme. Për të fituar kundër ambicies nuk mjafton një jetë, çfarë duhet të bëjë njeriu për të kaluar me një jetë të vetme të gjithë pjesën tjetër të veseve dhe mangësitë që janë në të? Lind domethënë nevojshmëria e Reincarnazione (e rilindjes), e vetmja mënyrë që mund të na japë mundësinë t’i ngjitemi shkallës, që për Tokën, si për të gjithë universin, ka qenë e nevojshme kalimi i provave. Të nxehtët e frikshëm dhe të ftohtët e tmerrshëm, shpërthimet vullkanike dhe tërmetet, shfaqjet e figurave monstruoze jetësore dhe kataklizmat, kanë ndikuar për t’i bërë me pak xhentile format dhe aspektet. Duhet të kërkohet arsyeja e këtyre transformimeve të vazhdueshme, që fillon nga jo jetësorët deri në format e para jetësore. “E vërteta e kësaj dogme do të jetë si një tunel drite në ndërgjegjen tënde dhe do të ndjesh sigurisht në brendësinë tënde të vërtetën e thellë të pavdekshmërisë së shpirtit. Do të kuptosh që nuk ke lindur vetëm një herë dhe që vdekja përfaqëson një stad fizik të evolucionit, nga një numër i pafund vitesh drejt qëllimit kryesor, Hyjnor, i cili të pret në fund të provave të tua”. Karma domethënë është praktika e pastrimit dhe e rilindjes e ndërlidhur me vendosmërinë e Unit Hyjnor, për aksionet e kryera ne vitet e kaluara. Për shkak të fenomenit të vdekjes, pas një periudhë përtej varrit, Uni Hyjnor kthehet përsëri në ciklin e ekzistencës. Ai, i ndërgjegjshëm si shpirt, ka pasqyrim të qartë të së kaluarës së tij, rishikon gabimet, veset e tij, dhe në baze të të gjithë këtyre do që e ardhmja e tij të kaloj në të gjitha provat që ka akoma për të kaluar, duke kaluar të njëjtat vuajtje që u ka krijuar të tjerëve. Ti vetë shënon të ardhmen tënde, përshkruan të ardhmen tënde, përcakton sëmundjet e tua, fatkeqësitë e tua, vuajtjet e tua, vdekjen që më vonë kur të jesh në Tokë të bëjnë që në mënyrë të padrejtë të thuash: “O Zot pse më dënon kështu? Kjo është Karma, edhe pse ajo të imponon një fat njerëzor, një dritë shkëlqen në çdo gjë të hidhur, duhet vetëm të dish ta ndjekësh.
Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *