Ad
Kujdes/Sëmundja që po përhapet me shpejtësi në Shqipëri

Kujdes/Sëmundja që po përhapet me shpejtësi në Shqipëri

Ad

Menigokoksemia është një sëmundje që transmetohet me shpejtësi nga një person i infektuar tek një i shëndetshëm dhe nëse nuk kapet në kohë çon deri në humbje jete.

Higjiena maksimale është këshilla kryesore e mjekëve për të parandaluar sëmundjen. Mos neglizhoni temperaturën e lartë, dhimbjet e forta të kokës apo muskujve, por kërkoni ndihmën e mjekut.

“Pas çdo rasti infeksioni mund të fshihet një infeksion tjetër. Nëse ka temperaturë të lartë, dhimbje të forta koke, nëse ndjehet shumë i këputur, të mos presë dy tre ditë në shtëpi para se të shfaqet në spital”, shprehet mjeku Tritan Kalo.

Me shenja të ngjashme si gripi shfaqet dhe menigokoksemia. Një sëmundje ngjitëse që nëse nuk kapet në kohë çon deri në humbje jete.

Sëmundja, tregojnë mjekët, përhapet me shpejtësi nga një person i infektuar tek një person i shëndetshëm përmes ajrit, spërkalave dhe prekjes.

Në këtë situatë, specialistët këshillojnë higjienë maksimale dhe paraqitje tek mjeku i familjes nëse keni të tilla shqetësime.

“Në rastet kur ka ndodhur kjo gjë, duhet të bëjmë profilaksi. Më mirë do ishte vaksinimi i popullatës. Kujdesi duhet të jetë shumë herë më i madh sepse meningokoku transmetohet edhe nëpërmjet ajrit”, shprehet mjeku tjetër Gent Stromi, kurse Kalo sugjeron shkuarjen tek klinikat e lagjeve dhe jo në spitale sepse kështu rritet fluksi si edhe mundësia për të marrë infeksione të tjera.

Aktualisht shërbimi infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë po përballet me fluks të lartë pacientësh dhe për shkak të gripi dhe virozave në qarkullim. /abcnews.al

LEXO EDHE TË SHKRIM INTERESANT SE ÇFARË NDODHI DITËN KUR U ZHVARROS ENVER HOXHA NGA SALI BERISHA DUKE KLIKUAR KËTU.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *