Ad
Kujdes! Mbërrin në Tiranë aparatura e përgjimit për WhatsApp dhe Viber

Kujdes! Mbërrin në Tiranë aparatura e përgjimit për WhatsApp dhe Viber

Ad

Mesazhet dhe telefonatat që shqiptarët bëjnë përmes WhatsApp dhe Viber nuk janë më private.

Gazeta SHQIP mëson nga burime ekskluzive se ka mbërritur në Shqipëri një aparaturë që përgjon të gjitha komunikimet përmes këtyre dy platformave.

Aparatura moderne ndodhet tek godina e “Polit të Drejtësisë” dhe transkipton tekstet që vijnë përmes WhatsApp dhe Viber, por edhe telefonatat që realizohen përmes këtyre dy platformave.

Një tendër i tillë u bë edhe në kohën e Adriatik Llallës, por pasi u dekonsporua në media, tenderi u anulua.

WhatsApp është kthyer në rrjetin më të përdorur në Shqipëri për komunikimet me mesazhe, por edhe për telefonata. Por tashmë, para se të shkruani, duhet të mendoheni mirë nëse biseda juaj është vërtetë sekrete.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *