Ad
KRENARIA /Asgjë nuk e bën të Krishterin të ndjehet krenar as kur ai bën vepra të mira

KRENARIA /Asgjë nuk e bën të Krishterin të ndjehet krenar as kur ai bën vepra të mira

Ad

KRENARIA

Asgjë nuk e bën të Krishterin të ndjehet krenar as kur ai bën vepra të mira, sepse çdo gjë e mirë kryhet nga Hiri i Perëndisë. “Ju në fakt jeni të shpëtuar me anë të Hirit nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhuratë e Perëndisë, jo nga vepra që të mos mburret askush” (Efesianëve 2:7-8).
Kur ndonjë mendim për të numëruar ndonjë prej punëve tuaja të mira hyn në kokën tuaj, menjëherë korrigjoni gabimin tuaj, dhe në vend të saj numëroni mëkatet tuaja dhe do të shihni se ato janë si rëra e detit, ndërsa virtytet tuaja në krahasim me to janë asgjë.
Kur dëgjojmë të flitet keq për dikë, krahasojmë veten me atë dhe themi në mendjen tonë “unë nuk jam si ai, në krahasim me atë unë qëndroj shumë lart” dhe duke menduar në këtë mënyrë për veten dhe duke gjykuar brenda vetes të tjerët, ne gëzohemi që jemi më të mirë se ata.
Kjo është një krenari prej Satanait; kjo është kutërbimi i njeriut mishor, dhe të mëkatshëm. T’i lutemi Zotit të mos na vijnë ndërmend të tilla mendime! Le të konsiderojmë veten si më të keqin e njerëzve. Kur dëgjojmë të flitet keq për ndonjë le të themi në veten tonë “Ne jemi më të këqij se ai, njëqind herë më i keq se ky njeri” dhe le të lutemi me gjithë shpirt për vëllain e bërë fajtor.
Krenaria e shfaq veten veçanërisht në faktin që njeriu që është i infektuar me të e bën veten të barabartë me të gjithë ose në një kategori me shumë të tjerë, të cilët ia kalojnë atij në moshë, fuqi, dhe aftësi dhe që nuk meriton të jetë në një kategori me ta.
Në qoftë se një njeri krenar është një vartës, ai nuk e respekton eprorin e vet siç duhet, nuk preferon ta përshëndes atë siç duhet dhe nuk i respekton urdhrat e tij, por i zbaton ato me pahir (pa dëshirë), dhe vetëm nga frika.
Ai e bën veten të barabartë me njerëzit e arsimuar, dhe nuk pranon asnjë të jetë eprori i tij. Në qoftë se ai është një njeri i ditur ose i pashkolluar – ai nuk respekton siç duhet prindërit e tij dhe mirëbërësit, veçanërisht ata që janë të thjeshtë, duke e konsideruar veten më të lartë se ata.
Vetpëlqimi dhe krenaria e shfaqin veten veçanërisht në padurim dhe me nervozizëm, kur nuk mund të durojnë mospëlqimin më të vogël shkaktuar nga të tjerët.
Vetpëlqimi dhe krenaria jonë dëshirojnë që çdo gjë të jetë siç ne dëshirojmë, që duhet të rrethohemi me nderim dhe rehati në këtë jetë të përkohshme, gjithashtu ato kërkojnë që çdo gjë të na bindet ne; ndërsa ne jemi të vakët në besim dhe të ngadaltë në çdo vepër të mirë.
Për të drejtuar të tjerët, ne duhet të mësojmë së pari të drejtojmë veten, për të mësuar të tjerët, ne duhet të kemi njohuri të mjaftueshme për veten tonë. Nëse unë nuk di të kontrolloj veten, në qoftë se nuk kam frymë vetëkontrolli, shpirtin e butësisë, shenjtërisë, dashurisë dhe drejtësisë atëherë unë do t’i drejtoj keq të tjerët. Në qoftë se unë tallem me çdo lloj vesi, është më mirë për mua të mos e marr përsipër të drejtoj të tjerët, që të mos më bëj më keq se mirë, si për veten dhe ndaj atyre.
Ju duhet të tregoni kujdes të madh që të mos e krahasoni veten me të tjerët në asnjë referim, por gjithnjë renditeni veten poshtë të tjerëve megjithëse në fakt ju mund të jeni të barabartë me ta, ose madje me lart se disa në disa referime.
Çdo gjë që është e mirë brenda nesh është një dhuratë e Perëndisë, asgjë nuk është jona. “Dhe kjo nuk vjen nga ju, por është dhuratë e Perëndisë, jo nga vepra që të mos mburret askush”.
Dhe si mund të krenohemi për një mirësi kur nuk është e jona, dhe ta bëjmë veten të barabartë me ata të cilët Perëndia i ka caktuar më lart se ne?

Shën Joani i Kroshtadit

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *