Ad
KOSOVA S’ËSHTË SERBI: ME ÇEKI, EDHE NJË MREKULLI

KOSOVA S’ËSHTË SERBI: ME ÇEKI, EDHE NJË MREKULLI

Ad

Kombëtarja e Kosovës ka arritur ta ngritë epërsinë ndaj asaj të Çekisë në 2-1.

Ishte futbollisti Mërgim Vojvoda ai që arriti ta realizoi golin e dytë për Dardanët në minutën e 66-të, njofton Klan Kosova.

Ndërsa shtatlarti Vedat Muriqi arriti ta barazojë rezultatin vetëm katër minuta pasi futbollisti çek, Patrik Schick, e realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 16-të.

Përballja për t’u kualifikuar për Euro 2020 është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e ndeshjes midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Çekisë me rezultat 2-1.

Përballja për t’u kualifikuar për Euro 2020 është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Golin e parë të kësaj përballjeje e realizoi futbollisti çek, Patrik Schick, në minutën e 16-të.

Vetëm pas katër minutave lojë, shtatlarti Vedat Muriqi arriti ta barazoi rezultatin duke shënuar një super gol.

Ndërsa golin vendimtar të këtij takimi, që ngriti epërsinë e Dardanëve ndaj kundërshtarëve e shënoi Mërgim Vojvoda në minutën e 66-të.

Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e të dyja skuadrave.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.

Çekia: Vaclík, Kadeřábek, Čelůstka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick, Kral.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *