Ad
Korça/Zgjerohet harta e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Korça/Zgjerohet harta e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Ad

Zgjerohet harta e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme 3 qytetarë nga Korça janë nisur me ambulancë drejt Tiranës pasi dyshohet se ishin infektuar me koronavirus.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy burra të moshës 79 dhe 33-vjeçare dhe një grua, për të cilën ende nuk dihen detaje.

Mësohet se të tre kanë qënë të shtruar prej disa kohësh në spital me simptoma gripi por gjendja e tyre është rëndëuar dhe mjekëve u kanë nisur dyshimet se mund të ishin të infektuar me covid-19. Dyshohet se i riu ishte rikthyer në Shqipëri para një jave nga një prej vendeve të prekura me koronavirus dhe se menaxhon një lokal të njohur në qytet.

Mësohet, edhe për shkak të punës së tij, 33-vjeçari ka kontakte me shumë persona gjë që rrit rrezikun e përhapjes së pandemisë edhe në Korçë.

Kështu që dje, ata janë nisur me tre ambulanca të ndryshme drejt Infektivit, ku edhe kanë bërë analizën me tampon. Mbetet vetëm për të pritur rezultatin dhe një informacion zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 76. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *