Ad
Konsumatori shqiptar pa mbrojtje politike dhe të drejta në ekonominë e tregut të lirë!

Konsumatori shqiptar pa mbrojtje politike dhe të drejta në ekonominë e tregut të lirë!

Ad

Nga Genta Kaloçi – Konsumatori shqiptar pa mbrojtje politike dhe të drejta në ekonominë e tregut të lirë!
Politikat e tre dekadave kundër interesit të konsumatorit shqiptar!
Kriza politike vazhdon prej tre dekadash në rajonin shqipfolës mes partive të pushtetit dhe kazanit të çorbës që ushqejnë masat. Vazhdojnë zihen, çirren, vriten, goditen, shahen, mallkohen, por aq shumë sa shtohet kalbësira e fjalorit politik aq në rrezik është konsumatori shqiptar, sepse zullumi prapa kamerave rritet me marrveshjet që mbyllin në kurrizin tonë.
Në këto tre dekada asnjë ligj nuk e mbron konsumatorin nga shkeljet e firmave private tregtare të të gjitha llojeve dhe zhanreve që funksionojnë në vend. Të gjitha marrveshjet, ligjet bëhen për të mbrojtur firmat dhe bizneset private në kurriz të të drejtave që ka konsumatori të “garantuara” nga ekonomia e tregut të lirë.
Fatkeqësisht në albanistan koncepti treg i lirë do të thotë, mos të ketë asnjë lloj kontrolli cilësie të produktit ose shërbimit që ofrojnë.
Nuk ka ligje që garantojnë dhe sigurojnë klientin në rast se abuzohet ose keqtrajtohet nga biznesi, privati ose shteti, në rastin më të mirë të bëjnë për uj të ftohtë me ofendime ose ndonjë kopaçe kokës ti thërrasësh mëndjes.
Nuk ka asnjë lloj të drejte dhe mundësie për të kërkuar të drejtat, që i janë mohuar me formulimet e njëanshme të ligjeve që të mos ketë kurrë hapësirë kornizë ligjore të mbroj interesat e veta.
Fatkeqësia e konsumatorit vazhdon me faktin se nuk e ka hapësirën as në mënyrë formale në aspektin figurativ të fjalës juridike për tu ankuar.
Të drejtat tona shkelen 24/7 në këto tre dekada të epokës së depresionit shqiptar.
Çirren, ulërasin për revolucionin e përmjerë të kupolës së jashtëqitjes vitet e fundit dhe të vjen të gajasesh me talljen që na bëjnë sikur të kemi lindur dje e na marrin për dore këta kolopuçat e injorancës së politikës kolektive të kryetarëve injorantë të partiçkave kriminale.
Nëse në albanistan malli është i skaduar, pa cilësinë e duhur, me probleme të ndryshme, ose klienti ndërron mëndje dhe do ta kthej nuk ka asnjë marrëveshje tregtare në vend të kontrolluar nga shteti, por përkundrazi e sulmojnë në mënyrën më absurde të mundur. Tallja e biznesit të të gjitha përmasave nga i vogli, familjar, i mesëm e deri te gjigandët e monopolit politik trepolar nuk i japin asnjë të drejtë konsumatorit shqiptar.
Nuk ekziston rubrika e ankesave të klientit, as e drejta e kthimit, ndërrimit, të produktit brenda një afati të përcaktuar kohor. Nuk ekziston mundësia e ndërrimit të produktit me diçka tjetër ose të rimbursimit të shumës së faturës.
Në 99% të rasteve të kontrolluara në mënyrë personale dhe rrethit familjaroshoqëror nuk ekzistojnë këto hapësira që i garantohen konsumatorit/klient me ligje e rregullore brenda tregut të lirë.
Të gjitha këto shkelje të drejtash nuk i përmend askush se në vendin e superideve dhe pordhëve me rigon nuk ka vend për aplikimin e ligjeve të së përditshmes si në vendet e zhvilluara të europës veriperëndimore, por korrupsioni politik qëndror dhe vendor ka paralizuar çdo kapilar të shoqërisë shqiptare.
Në këto raste fatkeqësisht na e kalon sërish edhe Maqedonia e veriut e cila nuk është në pozitë më të mirë se ne përkhndrazi është poshtë nesh në indeksin e zhvillimit ekonomik me problematika politike, grupe etnike të ndryshme, por sërish mundohen të zbatojnë rregulla e ligje sipas kornizave të sistemit ekonomikosocial në të cilin ndodhen.
Një shembull banal, nëse në ndonjë market në alnanistan psonis produkte të ndryshme që në varësi të popullsisë dhe të rrogës minimale që ekziston janë çmime stratosferike, dhe nuk reflektojnë as cilësinë e çmimit, por as të ardhurat e shoqërisë shqiptare. Tallja globale vazhdon me pajisjen e kartave të klientit pa asnjë vlerë konkrete, por që janë model/hapësirë abuzimi në kurriz të klientit për të nxjerrë nga raftet produktet e prishura duke fallsifikuar/ndryshuar datat e skadimit.
Megjithatë nëse në albanistanin e tre dekadave nuk të vlerësojnë, respektojnë si klient në vendin fqinj, Shkup pas disa herë psonisje të rimbursojnë kartën me lek dhe mund të ti japin në dorë aq sa mblidhen në kartë ose mund ti përdorësh për të paguar produktet.
E nënvizojmë jo produktet e përcaktuara nga biznesi, në raftin e ofertave, por produktet e përzgjedhura nga klienti dhe i paguan me pikët të vlerësuara në lek në varësi të blerjeve që ke bërë. Gjithashtu ka ndarje të çmimeve me kartë dhe pa kartë klienti, dmth nëse çmimi fillestar i produktit është 100 lek me kartë e paguan 80 lek, kjo praktikë është gjithpërfshirëse. Ndryshime të vogla që bëjnë diferencën në përditshmërinë e konsumatorit.
Këto gjëra kaq të thjeshta nuk i ka arritur politika qëndrore dhe ajo vendore për shqiptarin e shumëvuajtur, ndërsa kanë vite që tërheqin zvarrë një komb, një rajon me mbrapshtësitë e tyre gjoja për hir të stabilitetit, të karrierës dhe pasurisë së tyre na mbrojnë nga vetja dhe nga xhepi ynë, se ata dinë të hanë më mirë paret tona.
Gjëra të vogla të përditshme në dobi të konsumatorit/klient, por që në të vërtetë nuk realizohen, se nuk i lejojnë marrveshjet dhe përqindjet poshtë tavoline për çdo konçension ose PPP të cilat dalin shumëfish nga xhepi ynë dhe i shumëpaguajmë në çmimin final duke na hequr edhe të drejtën e ankimimit, ankesës, rimbursimit, kthimit të produktit.
Në albanistan, nëse ankohesh si për shtetin po ashtu edhe për privatin ha kopaçen bythëve dhe nëse s’të pëlqen ta japin edhe me reklamën e slloganin e ri të partisë në pushtet dhe me shprehjet, hë mo si bën kshu, s’ke turp për 5lek të qelbta. Epo çdo herë nga 5lekë nuk janë më të qelbta, se u ka dalë era me kohë.
Ky është pra korrupsioni i përkthyer në përditshmërinë e qytetarit të thjeshtë dhe roli bllokues i politikës dhe drejtësisë kriminale shqiptare duke b/punuar kundër nesh.
Kulmi i talljes me llogjikën tonë në këto dekada depresioni është se ja kanë mbushur kokat me bajga shumicës se njëra palë është më e mirë se tjetra, vetëm se ndryshojnë ngjyrat e bluzave hajdutët, korrupsioni, bandat, kriminelët e çirakët e partiçkave.
Pa ikur kjo kastë e qelbur politike në këtë vend me këtë ritëm që vazhdohet nuk do ketë as shqipëri dhe as shqiptarizëm në rajon.
Momenti kritik për të vlerësuar sesa e doni veten dhe nëse do e lejoni t’ju marrin për tre dekada me rradhë për idjotë me patentë që të manipuloheni nga halebakët e kupolës së jashtëqitjes kombëtare për të qëndruar përjetësisht në pushtetin klanofamiljar.
Nëse nuk bën mrekullira dhe gjëra madhështore, atëherë bëj gjëra të vogla me mënyrë madhështore, që të përmirësojnë jetën e individit në përditshmërinë e tij.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *