Ad
“Koha e Kavajës” – KUR TRENDI I LIKE-VE KTHEHET NË DHIMBJE

“Koha e Kavajës” – KUR TRENDI I LIKE-VE KTHEHET NË DHIMBJE

Ad

Ditët e fundit, në Kavajë, është bërë trend zhvillimi i sondazheve on-line, ku si indicje portali “Koha e Kavajës” zhvilloi 2-3 të këtilla dhe mjaftoi kaq e u zgjua dëshira për sondazhe të ngjashme me figura politike dhe publike në qytet nga portale të ndryshme. Deri këtu çdo gjë është normale, mirëpo, zhvillimi i shumë sondazheve me të njëjtin trend, kryesisht nga portali “I Love Kavaja” (në dukje me prirje të djathta) solli një reagim të madh në terren sidomos trendi masiv që të gjitha sondazhet i fituan figurat publike pranë PD-së. Tendeca e këtij animi votimi deri këtu është normale duke parë ndjekësit e portalit në fjalë. Mirëpo nuk mbaron me kaq: Thuhet, në kuadër të thashethemeve, se administrata e qeverisjes lokale nuk e ka marrë të lehtë këtë situatë dhe ka zhvilluar një angazhim serioz për mobilizimin masiv të punonjësve dhe miqve aty-këtu që të bëhen LIKE dhe Votime për personazhet e majta. Aq sa, sipas disa lajmeve, janë evidentuar presione ose largime nga pune siç ka denoncuar portali “Kavaja Demokratike” ku zotohen se do të publikojnë fakte për fenomenin në fjalë. “I Love Kavaja” deklaron se do t’i ndalojë sondazhet sepse janë ndier keq kur janë informuar për presionet që i kanë ndodhur administratës, miqve të tyre e më gjerë.

Tani, pse po i shkruaj këto fjalë?!

Para disa ditësh “viktimë” e këtij trendi u bëra edhe unë, ku, në formën e shakave, përzgjodha të votoj një prej dy miqve të mi, por për shkak angazhimi nuk e bëra un-vote. Në inbox tim erdhi një mesazh…: “Meqë votove për filanin dhe pi kafe me filanin… nga sot rrugët tona u ndanë… ti e zgjodhe rrugën tënde“ – thoshte miku në mesazhin e tij të lamtumirës. Gjatë një telefonate më pohoi se nuk dëshironte më miqësi për shkak të votës kundra.

Më dogji ky reagim me cilësi të një karakteri të dobët sepse realisht, personalisht, drejtuesve aktual nga 1 deri tek i fundit, nuk i kam ndonjë borxh, e as më kanë premtur diçka që të jem zhgënjyer e të reagoj ndryshe; Madje i kam votuar familjarisht për hatër “të mikut bojkotues” ndërkohë që trendi i të shkuarit në votim herën e fundit nga jo pak njerëz konsiderohej turp në qytet, mirëpo e bëra votimin dhe nuk jam pishman.

Po ashtu më vijnë fjalë me frekuenca të shkëputura që filanit i ka mbetur hatri, filani është mërzitur se ke shkruar apo postuar diçka e kështu me radhë. Përse?! Sepse filan portal ka folur e filani ka thënë. “E dreq kjo punë!” Deri këtu ka shkuar niveli i trajtimit të politikës lokale që edhe një mendim, LIKE apo Votim në një sondazh nuk po guxojmë ta bëjmë sepse i mbetet hatri shokëve që janë të punësuar apo atyre që i drejtojnë ata e si rrjedhojë këta të fundit i bëjnë një lumë me kritika për “fajin” tonë.

Si për fund, e për fillim të angazhimit analizues në ditët në vijim, mendoj se pushteti lokal në mënyrë të veçantë, nëse dikush nga banorët e bashkisë ankohet apo denoncon ndonjë fenomen duhet të marrë masa për ndreqjen e rastit e jo të çojë “selame” tek ata që u ankuan. Sepse në fund të fundit angazhimin administrativ për këtë punë e ka marrë; të zgjidhën hallet e të plotësojë nevojat e popullit e jo të merret me “gjuetinë” e kundërshtarëve.

Nga sot, fillojmë një sezon të ri monitorues, duke qëndruar si kurdoherë në qendër, siç kemi qëndruar gjithë këto vite.

Suksese LIKA-tarëve

Sulejman Rustemi

Share #Koha_e_Kavajës #Opinion

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *