Ad
KM në mbledhjen e saj të fundit miratoi ndër të tjera dhe emrat e Anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

KM në mbledhjen e saj të fundit miratoi ndër të tjera dhe emrat e Anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ad

Nga Denisa Daka

KM në mbledhjen e saj të fundit miratoi ndër të tjera dhe emrat e Anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Me miratimin e ligjit tē ri “Për Kadastrën”, u shkrinë në një insitucion të vetëm, ALUIZNI, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipoteka) dhe Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP),ndērsa Institucioni i ri do të quhet paskēsaj Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

Me keqardhje (e jo vec unë) konstatova se nē përbërje të këtij këshilli të rëndësishēm, i cili do të vendosē kohë pas kohe pēr aksh cështje të rëndësishme e jetike të cilat prekin drejtpërsëdrejti sejcilin prej nesh, nuk ish përfshirë asnjë specialist i fushēs.

Asnjë emër nga avokatia, noteria, shoqata e ekspertëve tē pasurive të paluajtshme,etc, grup i aktorëve realē nē fakt qē ndjekin e vijojnë punën cdo ditë me problemet e pronave përvecse.

Ndërsa 28 vite rradhazi shumē syresh këtu rreken ende të ndreqin problemin e pronave përmes njē kalvari tejet të mundimshëm me kosto të të gjitha llojeve në rrugë administrative a gjyqēsore, duke shpresuar ditë pas dite t’i japin kuptim përpjekjes së tyre lidhur me zgjidhjen e problemit (njohjes, kthimit, rregjistrimit, mbivendosjeve, origjinës, apo legalizimit të pronës), specialisti i fushës do tē ish domosdoshmëri në këto hallka, duke qënë kyci a cëlësi i zgjidhjes së cdo problemi, garanci e suksesit të këtyre strukturave posacërisht.

Nuk është rasti i parë nē fakt e me shumë gjasë nuk do jetë as i fundit, që specialistët, nuk përfshihen nē këto grupime, ndērsa përfaqësues të ministrive (s’dihet pse), kryesojnë në cdo rast këto struktura.

Për këtē arsye jam skeptike sërish dhe pēr këtē fakt, që problemet e rënda me pronat posacërisht si dhe kalvari i gjatē i mundimeve tē cdo qytetari këtu, nuk do të mund të gjejnë zgjidhje dhe paskēsaj.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *