Ad
KLGJ emëron 15 gjyqtarë të rinj nga Magjistratura    

KLGJ emëron 15 gjyqtarë të rinj nga Magjistratura  

Ad

TIRANË, 10 janar/ATSH-A. Fortuzi/ Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimmarrjeje të rëndësishme, emëroi si gjyqtarë 15 magjistratë.

Ky emërim u krye duke mbajtur në konsideratë përfundimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019.

Gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor janë: Erlanda Agaj, Marko Boshku, Elisabeta Gjoni, Klejda Çapja, Artur Prenga, Mirjan Mustafaj, Kostandina Kuro, Iva Zemani, Enisa Shahini, Ema Shaholli, Shkëlzen Liçaj, Xhevdet Lika, Ligoraq Toshi, Hazbi Balliu dhe Florin Demollari.

Më tej, Këshilli, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, vendosi që gjyqtari Osman Aliu, të përfitojë pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra. Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të gjyqtarëve Marina Rraboshta dhe Stavri Kallço.

Në përfundim të mbledhjes, KLGJ vendosi kualifikimin e dy kandidatëve në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidatë. /j.p/

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *