Ad
KJO ËSHTË DRANDOFILE BOJAXHIU OSE AGNESA BOJAXHIU

KJO ËSHTË DRANDOFILE BOJAXHIU OSE AGNESA BOJAXHIU

Ad

Te gjithe e quanin Drane. Po emri i saje i vertete ishte Drandofile. Kjo Drandofile eshte nena e Gonxhes. Asaje Gonxhes se famshme e cila nje dite do te quhet Agnes, pastaj Motra Tereze, Nena Tereze dhe prej sot – e Shenjta Tereze.
Keto dite, kur te gjithe po flasin per Nenen Tereze, ne kujtojme nje nene tjeter, te panjohur e gadi te harruar. Kjo eshte nena qe e lindi e rriti Nene Terezen. Kjo eshte Drandofile Bojaxhiu, nena e Gonxhes, Lazrit dhe Agnetes, bashkeshortja e Nikolles…
Kjo eshte Drandofilja qe i dha Gonxhes jete, rrite e edukaten e pare. U martua shume e re, 16 vjece, me Nikollen 34 vjec. Martesa e saje zgjati vetem 12 vjet sepse vdekja e hereshme e Nikolles preu kete kurore . Ai shkoi ne moshen 46 vjece. E ftuan ne nje mbledhje ne Beograd, (1919) dhe nga atje u kethye i helmuar e vdiq, duke lene Drandofilen e re me tre femije te vegjel, ne nje qytet te rrethuar me luftera, kurtha e rreziqe te kohes.
Kjo eshte nena nga Prizreni e cila lindi njeren nder femrat me te famshme te planetit. Nusja Drandofile, e cila u detyrua shume heret te behet nene, baba, shok, moter, gjyshe e kryeshtepiak per t’i rritur me mund e sakrifica tre femijte jetime. U detyrua te kryej pune te renda per te mbijetuar ne Shkupin e kapluar nga lufterat, e varferia. Kjo eshte bashkeshortja e farmacistit i cili u be ndertimtar i njohur ne Shkup. Kjo eshte zonja bujare qe priste ne shtepine e saje Bajram Currin me shoke, ne kohen kur ata ndiqeshin. Nena qe mbolli tek te bijat dashurine per muziken, punen, Zotin, njeriun…
Kjo eshte bashkeshortja te ciles ia helmuan te zgjedhurin e jetes. Megjithekete, Drandofilja nuk lejoi te vyshket ne shpirt. Punoi disa nga punet me te renda per te mbijetuar e stabilizuar familjen. Punoi si shtepiake e rrobacepse per dekorime te ndryshme krahas punes fizike ne nje fabrike te thjeshte tekstili ne Shkup. Me kursime, arrijti te hap me vone nje biznis per qendisje.
…Dhe kur besonte se femijte po rriten e behen krah, ata ju shperndane neper bote. U shperndane, per t’ja sjelle nje dite, tere boten ne shtepi.
Kjo nene, ne shtator te vitit 1928 hypi ne tren ne Shkup me te bijen Gonxhen, 17 vjece, dhe e percolli per Zagreb, prej nga ajo do te vazhdoje per Irlande e Indi. Nena Drandofile e priti Gonxhen e saje 40 vjet ne ate stacion e shume te tjere. ..Mirepo, ai tren nuk u kethye kurr me. As udhetarja Gonxhe nuk u kethye me ne ate stacion. Gonxha e saje u be Gonxhe e botes, por Drandofilja nuk e takoje me.
Pas helmimit te Nikolles, e perbuzur nga pushteti per shkak te aktivitetit politik te bashkeshortit, e rrezikuar nga zhvillimet politike ne Ballkan dhe kriza ekonomike, ajo u detyrua te shperngulet nga nje qytet ne tjetrin. Prizreni, Shkupi, Shkodra e Tirana mbeten kater qytete te rrenjeve, kujtimeve, gezimeve e vuajtjeve te saje…
As vendosja ne Tirane, ne vitin 1930 nuk i solli qetesi. Perkundrazi, per shkak te aktivitetit te vajzes, e cila tani po afirmohej ne bote, ajo ishte nen kupollen e kontrollit te sistemit komunist. Kerkoi shume here leje per ta takuar te bijen, atehere Motren Tereze, mirepo pushteti enverist nuk e lejoi. Ne kerkesen e fundit qe beri per te udhetuar ne Rome ku e priste e bija, Nene Tereza, nga pushteti muar nje pergjigje sarkastike: Nuk mund te udhetoni per shkak te shendetit e moshes.
Vdiq pa e takuar te bijen as te birin te cilet i priti rreth 4o vjet nga ndarja. Vdiq por nuk u vyshk. Pranveren e saje e vazhdoi Goxhja dhe pastaj te gjithe ata qe ajo i ndihmoi neper bote.Femijte e saje u shperndane neper bote, per t’ja sjellur disa dekada me vone, tere boten ne shtepi.. Mirepo, Drandofilja nuk do te jete me per ta perjetuar kete takim , as shenjterimin e Gonxhes se saje. Nuk do te jene as Gonxha, Lazri e as Agata…Varri i tyre do te mbulohet me derandofila e gonxhe qe do te sjellin te tjeret nga meridianet e ndryshme te botes.
Kjo ishte nene Drandofilja qe rriti Gonxhen. Emra i saje simbolik, sikur na flet, qe edhe ne token e dikurshme te shkretuar e djegur shqiptare, pos therrave, gureve e vdekjes, mbine edhe Drandofile, Gonxhe, Vjollca, Lulekuqe…Dhe nuk eshte vetem emri Drandofile simbolike e personalitetit te saje, por edhe mbiemri Bojaxhiu ; Sepse bojaxhiu eshte njeriu i ngjyrave. E lulet jane burim me i madh i ngjyrave me te bukura qe njeh njerezimi.
Dukje shikuar ne kete foto, sikur hapim nje dritare ne historine e kesaje familje. Na bien ne sy mbi tavolinen e vogel, qendisjet e Dranfiles per te cilat ishte e njohur ne tere Shkupin. Na shtang ai shikim krenar i saje, qe na i kujton figurat e malsoreve te dalura nga legjendat shqiptare. Na impresionon eleganca e veshjes qe na ben te besojme se fotografia eshte bere diku ne fillimin e marteses. Do te kete qene ajo kohe e endrrave e shpresave te medha; Ai ishte farmacist e ndertues i njohur i Shkupit qe po ndertonte teatrin e ketij qyteti. Ajo ishte nene e lumtur e tre femijve. Gonxhja po behej kengetare ne korin e qytetit…Shqiptaret po besonin se Shkupi do te jete kryeqytet i tyre…
Asgje ne keto fytyra, ne kete pamje nuk paralajmeron vdekjen e cila do ta ndaje shpejte kete qift. As ndarjet tjera qe do te pasojne, as varferine, shpernguljet, izolimin nga femijte…Ketu dy fytyra duken plot jete, sharm e dinjitet. Por viti 1919 dhe pastaj viti tjeter 1928 do ta ndryshojne kete fotografi pergjithmone. Kjo pamje, dinjitoze, kurr nuk do te perseritet me, ne foto as ne jete. Ky burr elegant do te vdese nga helmimi, kurse kjo zonje do te behet trung i vetem i familjes te cilin do ta lekundin shume erera, por do te qendroje e triumfoje duke i dhene botes nje dege, nje fryt, nje Gonxhe te shenjte.
Kjo Drandofile na e fali Gonxhen, e Gonxhja na e fali boten.

Harry Dukagjini

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *