Ad
Këto vargje i kushtohen heroinës së popullit Margarita Tutulani, që së bashku me të vëllanë u pushkatuan nga pushtuesit fashistë

Këto vargje i kushtohen heroinës së popullit Margarita Tutulani, që së bashku me të vëllanë u pushkatuan nga pushtuesit fashistë

Ad

56225998_10217168266431354_1518930658997567488_n

Margaritë Moj
… Shoqja ime, moj
me dy sy si nata të mëdhenj, të zez,
me bukurinë tonë të virgjër
vdekjen po ushqejmë
se kjo tokë ka ftohtë
mardhi
e ka ngrirë
Dhe ne biem mbi të, porsi bllaca zjarri,
Futemi nën dhè porsi rrënjë ëndrrash,
Që të vijë pranvera,që të vijë behari,
Toka përmbi ne e balta të shkrijë,
Ëndrrat të shpërthejnë, si shpërthen bari.
Dashuria jonë
Me dy sy si nata çuditërisht të zez,
Nga plumbat armike prerë mes për mes
Dashuri e lindur,
Dashuri e rritur
Nën qiejt e thyer të varfërisë shqiptare.
Dashuri tragjike
Për botën e madhe.
Margaritë, moj
Motra ime, moj,
Shoqja ime, moj.
(Këto vargje i kushtohen heroinës së popullit Margarita Tutulani, që së bashku me të vëllanë u pushkatuan nga pushtuesit fashistë.)
Fatos Arapi

56632055_10217168266831364_1726299883435982848_n

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *