Ad
KËTO 28 VITE NA MËSUAN MË SË MIRI SE SHKATERRIMI I USHTRISE ERDHI KRAHAS RRËZIMIT TË FRYMËS PATRIOTIKE

KËTO 28 VITE NA MËSUAN MË SË MIRI SE SHKATERRIMI I USHTRISE ERDHI KRAHAS RRËZIMIT TË FRYMËS PATRIOTIKE

Ad

NGA ROMEO KARA

Pasi t’i japim fund vjedhjes dhe shperdorimit politik, qeveria e vertete e ketij populli, duhet te beje ringritjen sa me te shpejte te ushtrise, si nje nga shtyllat me te rendesishme dhe me te nevojshme te vendit.

Them te vendit dhe jo te shtetit, se shtylla e shqiptarise dhe e zgjidhjeve te saj, do te jete patjeter ushtria.

Parimi i ekuilibrave ushtarake, na detyron qe perballe fqinjeve te kemi te pakten te njejten force ushtarake.

Eshte e domosdoshme qe dy shtetet shqiptare ne Ballkan te kene te pakten nje ushtri me jo me pak se 70 mije ushtare, dhe ne optimal me dyfishin e kesaj shifre.
Jemi katandisur me nje te ashtuquajtur ushtri pa asnje arme te plotesuar (toke, det, ajer) dhe me nje numer qesharak prej 8000 vetesh.

As nderrmarje ushtarake nuk meriton te quhet ushtria jone.
Duhet ringritur e gjithe struktura e arsimit ushtarak.

Keto 28 vite na mesuan me se miri se shkaterrimi i ushtrise erdhi krahas rrezimit te frymes patriotike.

Ushtria eshte pazgjithshmerisht e lidhur me patriotizmin dhe ceshtjen kombetare.
E gjithe ceshtja shqiptare e shtruar per zgjidhje, si ceshtja e madhe çame, ne Mal te Zi, Presheve, Sanxhak, Maqedoni etj, eshte thjesht retorike pa ushtrine.

Shkaterrimi i ushtrise, si garant i ekzistences se Shtetit Shqiptar dhe zgjidhjes se ceshtjes kombetare, ishte patjeter i dirigjuar nga armiqte tradicionale te Shqiperise.
Shqiptaret duhet fillimisht te ndertojne nje strategji te perbashket ushtarake, dhe t’ia pershtasin ushtrine, bashkimit te ardhshem kombetar, pa te cilin kurre nuk do te gjejme vetveten.

Ringritja e ushtrise, do te na jape dinjitetin e humbur në arenen nderkombetare, kur jo pak here fqinjet, na kane detyruar te bejme leshime te papranueshme lidhur me asocime te ndryshme gjeo-politike.

Mungesa e ushtrise ka bere qe qeverite shqiptare t’a shkelin rendom sovranitetin e vendit, maskuar nen terma te pacipta kontraktuale, pa dashur t’a kuptojne se, Shqiperine e kemi amanet, t’a ringremë nga vendi i poshterimit dhe t’ua leme brezave me te forte, me te madhe dhe me te bukur se sa eshte sot.

Ushtria e neserme do te jete garant edhe i kontrollit te territorit nga kriminelet apo fatkeqesite natyrore.

Ushtria do te jete gjithashtu garanti i vetem nese ne NATO do te kete ndryshime te pritshme si ai i Turqise, apo Europa do mireprese politikat nacionaliste si ne rastin e Hungarise./RRJETAT/

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *