Ad
KESHILLA PRINDERORE – Nënën dhe baban gjithmon ki në sy

KESHILLA PRINDERORE – Nënën dhe baban gjithmon ki në sy

Ad

-Hapi syte biro,hapin kur ta hedhesh
Kontrollo njehere,dhe pastaj te shkelesh
Shiko mire se rruget te pabesa jane
Plot kurthe,rreziqe,fshehur nga cdo ane.

Vec shtegu me gjemba,rruga e veshtire
Ajo do te coje tek nje vend i mire
Eshte veshtire te ngjitesh malit gjer me maje
Por atje do njohesh lumturine pa skaj

Do ndjehesh I pasur ne shpirt dhe ne mendje
Se c’do gje qe ke,eshte me djersen tende
Kudo qe te shkosh do jeshe i nderuar
Askund nuk ke borxhe,askend s’ke lenduar

Ka dhe nje rruge tjeter te gjere ,te lehte,
Eshte ajo qe zgjedhin me mijera vete
Lodhje nuk ka fare,vec ne zbritje shkon
Por syte hapi biro,ne gremine mbaron.

Eshte jeta e shthurjes,e qejfit pa cak
Te hash e te pish pa u bere merak
Te rjepesh te tjeret,ata qe te mbajne
Te te ushqejne ty,kur per vete s ‘kane

Te kesh mendjen biro,hap syte,bej kujdes
Para zotit dalim sekush vec e vec
Atij s mund ti thuash vertet ne pendim
Se te vune te tjeret qe te besh gabim.

Mbi njerezit qe vuajne kurre nuk do shkelesh
Kurre me ta mos tallesh,djersen mos ju vjedhesh
Armiq do ti kesh sa te jete moti
Po s bene gje ata,hakun ua merr Zoti.

Shume vete mbi te gjitha vune pasurimin
Mbi jete njerzish shkelen,te arrijne qellimin
Endrrat per jete luksi dhe shume fitime
Kane shtyre shume njerez te bejne dhe krime

Jo se duhet bere vec pune e hamallit
Ver mendjen ne pune dhe djersen e ballit
Se dija te ben te mencem,te urte
Qe hapin ta hedhesh te gjate,te sigurte

Nenen dhe babane gjithmone ki ne sy
Se c do gje qe kishin e dhane per ty
Femijet kur rriten nga ty do mesojne
Po harron ti neve,dhe ty do harrojne.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *