Ad
Jorgo Goro Bashkiaku më i mirë i  Bregdetit – Magjia e një festivali pasionesh dhe një mësim për të gjitha bashktë e shqipëris

Jorgo Goro Bashkiaku më i mirë i Bregdetit – Magjia e një festivali pasionesh dhe një mësim për të gjitha bashktë e shqipëris

Ad

Fatmira Nikolli – Det, mal, sporte uji, sporte ajri, ‘jeep safari’. Muzikë dhe kinema nën hijen e ullinjve, ushqim fshatçe dhe një pastërti, që u ngjan ëndrrave në vendin tonë. Ai është festivali i pasioneve. Nëse ne kemi besuar se të rinjtë në vendin tonë nuk kanë pasione, nëse kemi besuar se hobi ynë më i madh është kafeneja, ky festival na tregon krejt të kundërtën: se i duam sportet dhe se i ushtrojmë ato. Na ka treguar se të rinjtë kanë një jetë përtej kafeneve dhe se kjo jetë është kaq afër natyrës. Nga Piluri më 2017-ën, në Borshin e këtij viti, “South Outdoor Festival” ia ka dalë të pushtojë jugun duke sfiduar çdo aktivitet argëtimi të mbajtur në vend. Arsyet pse SOF është mbreti i festivaleve është jo vetëm përmbajtja e tij por edhe organizimi. Nga datat 26-29 prill festivali ka përfshirë më shumë qindra turistë vendës dhe huaj, që kanë ndjekur sportet dhe aktivitetet e tij.

Të 40 aktivitetet krijuan mundësi të shumta për këdo, duke joshur grupe të ndryshme të rinjsh që kanë pasione të ndryshme. Por, në të katërta ditët fusha e madhe e Borshit ku qe vendosur festivali i ngjante një “fushe tenisi”. Pse? Sepse pas çdo vakti, një grup ‘milingonash’ mblidhte mbeturinat e lëna tavolinave ose nëpër bar duke rikrijuar gjelbërimin e fshatit. Nga mbrëmjet e zhurmshme kur kërcehej me “Elita 5”, muzika latine, Venera Lumani e Lind Islami, apo “All in band” në mëngjeset e hershme ku dielli depërtonte mes pemishtes, mes fijeve të barit nuk kishte më deri as bishta cigaresh të hedhura shkujdesur një natë më parë. Në të katërta ditët parkimi pranë fushës së SOF nuk la vend për kaos për të gjithë turistët që kishin udhëtuar nga Tirana a rrethet, jo vetëm sepse së pari ishte menduar për parking, por sepse në parking kishte sinjalistikë qarkullimi dhe një grup të rinjsh që koordinonin makinat në hyrje dhe në dalje. Me gjithë pijet që konsumoheshin, mes muzikës deri në orët të vona, nuk pati as incidente. Sepse një kompani ‘security’ ishte gjithë kohës në monitorim për të shmangur situatat e mundshme.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *