Ad
Ninullë për Stela. Z

Ninullë për Stela. Z

Ad

Nga Edmond Bejtaj 

Si ne cdo te hene mesuesja kujdestare filloi kontrollin e higjenes duke kaluar bange me bange, une vendosa prane duarve shamine e hundeve qe mamaja ma kish hekurosur per merak dhe mbi te furcen e dhembeve per te cilen ishim porositur qe ta kishim me vete, mesuesja mbriti prane meje pasi kish kontrolluar per morra vajzen pas shpines time, me pa me dashuri sikur te thoshte – Me ty nuk kam pune, – dhe pastaj pyeti shokun e banges time :- Po ti ku e ke furcen e dhembeve ?
Ndryshe nga te tjerat ku qendronin prane njeri-tjetrit nje djale dhe nje vajze, tek e imja ishim une dhe Maksi, jevgu i vetem i klases, portieri i skuadres time te futbollit, dhe truproja ime personale.
Ishte nje koke me i gjate se te gjithe ngaqe ishte ngeles i perseritur, ma kishin sjelle ne bange qe ta beja si veten, por shpejt kish arritur te me bente si veten, meqe ne kembim te lejimit te kopjimit nga une, me kish mesuar te kendoja, te gjuaja zogj me llastiqe dhe mbajtur freret e karroces se babait te tij, me te cilen na vinin drute e dimrit te cilat Maksi m`i ngjiste vete deri ne katin e katert qe une te mos lodhesha, gje per te cilen meritonte qerasjen nga mamaja ime me nje pjate gliko, te cilen ai e perpinte duke thene :- Sa te mire e ke bere mi teta Liria !, ;
– Une i laj me furcen e babait..- u pergjigj duke u zgerdhire dhe bere qe te qeshnim te gjithe, mesuesja nuk e zgjati, u ul ne tavoline dhe filloi apelin.
Ne klasen time kishte vajza me emra vetem shqiptare, emra te rinj dhe te vjeter, emra lulesh, guresh te cmuar dhe zogjsh te bukur, emra qe ne nje fare menyre ishin bere njesh me tiparet e tyre, aq sa mendoja se nje emer i caktuar i pershtatej vetem nje tipi fytyre.
Dhe aq fort e mendoja kete gje, saqe nje vajze me emrin e vjeter Hanko, me dukej si plake megjithese kishte fytyre prej femije. E megjithate nuk ndjeja dhimbje per fatin e saj te zi, perkundrazi, sa here qe mesuesja bente apelin, kur vinte rradha e saj, sapo shqiptohej Hanko.., – zbavitesha duke mermeritur – Mos dil neper varre, se te vdekurit ç`i ngjalle, te gjallet ç`i vdiqe fare…- sipas vargjeve te nje vjershe qe nuk e di se ku e kisha lexuar.
Kete po pregatitesha te beja edhe ate dite kur dera e klases u hap dhe ne prag u duk drejtori i shkolles me nje vajze ne krah, mesuesja ju afrua, ai peshperiti dicka dhe u largua, ajo e mori perdore vajzen dhe tha, : Kjo do te jete shoqja juaj e re, quhet Stela dhe ka ardhur nga Tirana.
Asokohe kisha filluar te mesoja italisht, te degjoja muzike italiane dhe te mendoja se parajsa ndodhej ne Itali, keshtu qe kur degjova emrin e saj mendova se parajsa kish ardhur ne klasen time ne formen e nja vajze dhe une nuk duhej te beja asgje tjeter pervecse ta prisja prane meje, instiktivisht ktheva koken nga engjelli im i zi si per t`i thene – Shtyhu pak, – dhe sikur te ma kish lexuar deshiren, mesuesja tha, – Ulu aty, ne bangen e pare, tek ata dy djemte.
Ishin gjithsej nja dy metra nga dera deri tek banga jone, por mua mu duk se Stela i beri ato me njezete hapa, me ecjen e nje japonezeje te vogel te veshur me kimono, une u shtyva dhe ajo u ul prane meje.
I shastisur nga mrekullia qendrova si i ngrire gjate gjithe ores se mesimit pa guxuar ta ktheja koken drejt saj, derisa ra zilja dhe te gjithe levizen, Stela u kthye dhe sikur te mos e kish degjuar mesuesen qe ja kish shqiptuar emrin perpara nesh, me tha :- Une quhem Stela.
-Po po, si stela kadente..- u mburra me italishten time, – Urdhero.. ?, – Yll qe bie…- Ah, po, – qeshi duke nxjerre ne pah dhembet e bukur, e pastaj me rrefeu se ishin transferuar prej pak ditesh ne qytetin tone, ngaqe i jati ishte ushtarak.
Kur u ktheva ne shtepi ja rrefeva prinderve ngjarjen e madhe dhe vura re se im ate nuk foli kur tregova mbiemrin e saj.
Ne muajt qe pasuan Stela u kthye menjehere ne yllin e klases, te gjithe vajzat donin te rrinin me te, nderkohe qe vendet e djemve ishin zene nga une dhe truproja im me ngjyre, qe ne nje moment pushimi ndersa po flisnim pa levizur nga banga, nderhyri duke i premtuar vajzes nga Italia se ate qe do guxonte ta ngacmonte, ai do ta bente mut.
Si ne cdo dimer une u semura nga gripi, dhe per here te pare urdheri i mjekut per te qendruar ne shtepi mu duk si denim, ndryshe nga heret e tjera kur i thosha mamase se pas tre diteve do me pelqente qe te rrija edhe dy dite sa te behesha mire, dhe prandaj duhej te fliste me mesuesen qe te me lejonte.
Dhe ndodhi ne diten e pare te raportit, kur sapo prinderit ishin kthyer nga puna, qe tek dera u degjua nje e trokitur e lehte dhe pastaj e shtyra e saj, mamaja shkoi ta hapte, ndjeva zerin e Maksit qe po largohej, pastaj ca hapa te lehte dhe para meje u shfaq Stela kadente me canten e shkolles ne dore, ;- Erdha te te sjell detyrat…

– Kjo eshte Stela, shoqja e banges time…- ajo u ul ne karriken prane meje, hapi canten dhe nxorri librat dhe fletoret, une e shikoja i skuqur, mamaja solli karamele, im ate per habine time e pyeti se si ishte babai dhe i perkedheli floket duke e pare me ca sy qe nuk ja kisha pare kurre, ajo pertypi karamelen duke me shpjeguar mesimet, me perqafoi, na pershendeti dhe iku.
I numerova oret e dy diteve te tjera, mes bezdise se gelltitjes se ilaceve, deshires per te dale dhe qortimit se duhej te qendroja shtrire dhe mbuluar, derisa erdhi mengjesi dhe me vrap mbrita ne shkolle.

Me ra ne sy mungesa e saj ne rrjesht, u hutova dhe fillova te kerkoj rrotull, zeri i zakonshem na kerkoi te ishim gati ne lufte per çeshtjen e partise, instiktivisht mermerita – Gjithmone gati, – rrjeshti levizi drejt hyrjes, i hodha kembet si ne jerm, nuk doja te hyja ne klase por zura vend ne bange, Maksi mbriti vone si gjithmone duke me pare ne sy, nuk fola, ;- E more vesh ?, – zeri me erdhi si nga humbetira, per pak bertita – Çfare te marr vesh !!,- koka u afrua prane veshit tim – Babain e Steles e arrestuan… – humbetira u be me e thelle, – E pastaj ?, – Stelen e internuan me gjithe ata te shtepise, i pashe naten kur ngarkuan plaçkat ne nje kamion, po thoshin qe do i çonin andej nga veriu…

Gremina ku rashe qelloi e thelle dhe e ftohte, ndjeva te me behej kurrizi akull, si ne ditet me temperature te larte, mesuesja hyri dhe filloi apelin, si nje robot u pergjigja – Ketu, – zeri i saj therriste me rradhe emrat e luleve, gureve te cmuar dhe zogjve te bukur, por truri im une nuk degjonte më asgje, ;

– Ashtu i rrafshuar prej ortekut siberian ishte kacavirur me thonjte e bere gjak mbas karrocerise se kamionit ku kishin hedhur yllin e keputur te klases time, dhe po vraponte drejt veriut per te mos e lene vetem ate qe mbase po mendonte edhe per mua qe nuk do me shikonte kurre, e mbase edhe per Maksin, jevgun zemerbardhe qe nuk e mbrojti dot, nderkohe qe acari lodronte duke u tallur : – Dil Hanko, dil neper varre….

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *