Ad
JA SI I FALSIFIKUAN SERBËT DHE RUSËT EMRAT PËR PËRKATËSINË E TYRE ETNIKE

JA SI I FALSIFIKUAN SERBËT DHE RUSËT EMRAT PËR PËRKATËSINË E TYRE ETNIKE

Ad

Tezë për hulumtime të mëtejshme në lidhje me falsifikimet e mëdha të historisë së lashtë të popullit shqiptar

Shkruan Abdulla Mehmeti

JA SI I FALSIFIKUAN SERBËT DHE RUSËT EMRAT PËR PËRKATËSINË E TYRE ETNIKE

Pse studiuesit, historianët, shkencëtarët, mediat dhe drejtuesit e pushtetit, si historiografia shqiptare dhe ajo e huaj, mes mohimeve, falsifikimeve dhe shtrembërimeve të tjera, kanë për detyrim që emrat e krahinave të lashta ilire-dardane-arbërore-shqiptare dhe të banorëve të tyre t’i emërtojnë drejtë dhe saktë, në bazë të dëshmive dhe burimeve historike, siç është rasti me krahinën e lashtë ilire të Rrasës dhe banorët e saj – rrasjanët (rasët-racët), Sanxhaku i Pazarit të Ri të sotëm.

Brezat e ri të shqiptarëve duhet ta dinë se, gjatë Mesjetës deri në shekullin XV, të gjithë banorët e Evropës i kanë njohur serbët e sotëm me këtë emër, ndërsa njëkohësisht me këtë, përmes kishës ortodokse të ritit sllav, këtë emër e kanë përvetësuar si emër etnik të tyre edhe një pjesë e sllavëve, të njohur sot si RUSË, ndërsa shteti i tyre të quhet RUSI, jo siç janë njohur më parë me emra të tjerë, më shpesh si moskovë, moskovitë etj.

Teoritë për prejardhen e emrave etnikë që mbajnë sot serbët dhe rusët nuk janë të sakta (pa hyrë në detaje në këtë rast), por kryesisht bazohen në ndryshimet e reja sipas shkencës së sajuar, falsifikuar dhe krijuar nën diktatin e politikave hegjemoniste të kohës.

Emri i dikurshëm i serbëve (deri në shek.XV), të njohur si RASI apo RACI, dhe më vonë edhe i rusëve dhe shtetit të tyre, Rusisë, burimin e kanë në emrin e krahinës së lashtë ilire-dardane të Rrasës, nga edhe burojnë të gjitha fatkeqësitë, falsifikimet, tendencat për shpërnguljen, shfarosjen dhe asimilimin e banorëve shqiptarë autoktonë në krahinën e Rrasës, Sanxhaku i Pazarit të Ri të sotëm.

Banorët rrasjanë, sipas besimeve fetare të tyre mund të jenë muslimanë edhe të krishterë, por sipas përkatësisë etnike të tyre, kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë SHQIPTARË.

Nëse dihet se sllavët asgjë nuk kanë sollë në Gadishullin Ilirik, përkundrazi, nga banorët vendës ilirë e morrën besimin fetar, simbolet (shqiponjën me dy krerë), alfabetin për gjuhën e tyre, etj., pse duhet të dyshojmë se e kanë marrë edhe emrin e ri etnik të tyre?!

(5.XI.2019)

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *