Ad
Ja çfarë ndodhi me elitën politike shqiptare 5 ditë pas pushtimit fashist.

Ja çfarë ndodhi me elitën politike shqiptare 5 ditë pas pushtimit fashist.

Ad

Kujtesë.

Asambleja Kushtetuese Kombëtare, përfaqësuese e popullit shqiptar dhe interprete e vullnetit të tij, e mbledhur në Tiranë më 12 prill 1939 të epokës fashiste, vendosi sa vijon:

– Regjimi që ka qenë deri tashti në Shqipëri, ka ramë. Kushtetuta, burim i këtij regjimi, abrogohet.
– Krijohet një Qeveri e emnueshme prej Asamblesë, që ka pushtet të plotë.
– Asamblea deklaron se populli shqiptar duke qenë mirënjohës për veprën ndërtimtare të dhënë prej Duçes dhe prej Italisë fashiste, për zhvillimin dhe për përparimin e Shqipërisë, vendos që t’a shoqërojë më afrimisht jetën dhe fatet e Shqipërisë me ato të Italisë.
– Asambleja Kushtetuese Kombëtare, interprete e vullnetit kombëtar të popullit shqiptar dhe si besë solemne për realizimin e tij, vendos që t’a ofrojë, në formën e një bashkimi personal, kurorën e Shqipërisë, Madhërisë së tij Viktor Emanueli III, Mbretit të Italisë dhe Perandor të Etiopisë, për Madhërinë e tij dhe për trashgimtarët e tij mbretërorë.

Xhafer Ypi d.v
Anton Beça d.v
Fejzi Alizoti d.v.
Shefqet Vërlaci d.v
Francesco Babuscio Rizzo (sekretar) d.v.
Francesco Jacomoni (ministër) d.v.

Asambleja Konstituante u formua prej Parlamentit dhe prej delegatëve që u dërguan nga krahinat e vendit. Delegatët janë:

Për prefekturën e Beratit

1)Hysen Vrioni
2)Hamid Myftiu
3)Dr. Loni Gjini
4)Ferid Vokopola
5)Vangjel Stasa
6)Pilo Papa
7)Zoi Xoxa
8)Qemal Vrioni
9)Sabri Kaltani
10)Bektash Cakrani
11)Gaqi Goxhamani
12)Llaz Bozdo
13)Karaman Vrioni
14)Ali Kuçi
15)Neki Ruli
16)Subih Vrioni
17)Xhevdet Mehqemeja
18)Visarion Xhuvani

Për Prefekturën e Elbasanit:

1)Shefqet Vërlaci
2)Anton Beça
3)Ahmet Hastopalli
4)Dervish Biçaku
5)Ibrahim Biçaku
6)Qemal Karaosmani
7)Shefqet Daiu
8)Ahmet Dakli
9)Taq Buda
10)Mit Papajani
11)Ibrahim Hastopalli
12)Xhavit Biçakçiu
13)Ibrahim Miraku
14)Grigor Nosi
15)Gani Bungo
16)Athanas Floqi
17)Bexhet Hyti

Për prefekturën e Dibrës:

1)Jak Koçi
2)Ramiz Dibra
3)Cen Elezi
4)Shaqir Dema
5)Xhevdet Gumbarçe
6)Abdyl Konjolli
7)Selim Kaloshi
8)Fiqri Rusi
9)Irfan Ohri
10)Jashar Erebara.
11) Dine Dema

Për prefekturën Durrës – Tiranë:

1)Izedin Beshiri
2)Dhimitër Popa
3)Zef Kadarja
4)Ali Begeja
5)Izet Dibra
6)Nexhmedin Qoralliu
7)Eshref Frashëri
8)Mahsar Këlliçi
9)Athanas Shundi
10)Athanas Prosi
11)Murat Begeja
12)Ismail Petrela
13) Shefik Kondi
14) Mubareq Toptani
15) Shahzivar Alltuni
16) Kristaq Zagorida
17) Xhafer Taga
18) Abdulla Izeti

Për prefekturën e Kosovës

1) Ismet Kryeziu
2) Qerim Begolli
3) Xhemal Prishtina
4) Halim Spahiu
5) Rrok Berisha
6) Avni Gilani
7) Osman Lita
8) Ahmet Berisha
9) Kol Perolla
10) Ibrahim Jakova
11) Andrea Krasniqi

Për prefekturën e Gjirokastrës:

1)Fejzi Alizoti
2)Salih Toro
3)Mehmet Karagjozi
4)Avni Dabulla
5)Safet Libohova
6)Shefqet Sadullau
7)Timo Gjini
8)Niko Çeçi
9)Jani Dado
10)Niko Pola
11)Sulo Lekdushi
12)Rexhep Plaku
13)Islam Këlcyra
14)Abedin Hasani
15)Hasan Sina
16)Vasil Lek Mito
17)Kristo Harito
18)Safet Karalliu
19)Lame Kareco
20)Mihal Kaso
21)Fuad Asllani
22)Dhimitër Kacimbra
23)Dr.Jani Melo
24)Petro Poga
25)Reis Selfo

Për prefekturën e Korçës

1) Vasil Avrami
2) Xhavit Leskoviku
3) Thoma Orolloga
4) Faik Deshnica
6) Qani Sulejmani
7) Dr. Syrja Pojani
8) Petraq Kondi
9) Selim Mborja
10) Qazim Frashëri
11) Thodoraq Pano
12) Kristaq Kosturi
13) Qemal Ypi
14) Refail Prodani
15) Xhevat Starova
16) Aleko Karanxha
17) Salih Shehu
18) Vangjel Tasho
19) Shefqet Frashëri
20) Dr. Basho
21) Tefik Panariti
22) Behxhet Frashëri

Për prefekturën e Shkodrës

1) Gjon Marka Gjoni
2) Pater Anton Arapi
3) Dom Mikel Koliqi
4) Ndoc Pistulli
5) Ndrek Kaçulini
6) Nush Topalli
7) Kol Nush Topalli
8) Zef Boriçi
9) Mark Kakariqi
10) Kolec Deda
11) Omer Kopliku
12) Abdyl Beg Gramshi
13) Shaqir Omari
14) Omer Rruzhdiu
15) Daut Gjylbegu
16) Zenel Broja
17) Asllan Bekteshi
18) Jak Koçi
19) Lec Çoba
20) Enjëll Serreqi
21) Xhemal Naipi
22) Halit Rroji,
23) Kol Thaçi,
24) Terenc Toçi

Për prefekturën e Vlorës:

1)Ekrem Vlora
2)Ali Asllani
3)Aristidh Ruci
4)Omer Sharra
5)Skënder Denço
6)Sezai Qemali
7)Ibrahim Abdullahu
8)Dr. Dhimitër Vasili
9)Tom Stamolla
10)Hysen Lepenica
11)Dr. Kristaq Shoti
12)Dr. Sezai Agalliu
13)Xheladin Pashë Vlora
14)Dr. Simonidhi
15)Leko Bezhani
16)Dr. Kaçelano

Asambleja Kushtetuese caktoi delegacionin zyrtar për t’i dhuruar kurorën e Skënderbeut Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanuelit III. Delegacioni kryesohej nga kryeministri i qeverisë Shefqet Vërlaci dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Më 16 prill 1939, delegacioni i Asamblesë Kushtetuese të Shqipërisë, shkoi në Pallatin Mbretëror në Romë, ku i priti Viktor Emanueli III.
Shefqet Vërlaci i lexoi Mbretit këtë mesazh:

“Po vijmë tek Ju të dërguar nga populli shqiptar, që shfaqi dëshirën e tij në gjirin e Asamblesë Kushtetuese, të mbledhur në Tiranë, më 12 prill 1939.
Vijmë në emrin e këtij populli, i cili unanimisht i dhuron Madhërisë s’Uaj me bindje shpirtërore, kororën e Shqipërisë. Kjo kurorë është e denjë për lavdinë t’Uaj pse ka rrethuar kryet e Skënderbeut, Heroit Kombëtar shqiptar, i cili e valviti edhe më parë flamurin e vet pranë atij të kombit italian. Me besim në zemër se Madhëria e Juaj do t’a pranojë këtë dëshirë të shqiptarëve, po u paraqesim sot dëshminë dhe besimin e besnikërisë dhe atë të të gjithë popullit shqiptar”.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *