Ad
IZOLIM NDËRKOMBËTAR PËR DORDOLECIN NË PRESIDENCË ILIR METËN

IZOLIM NDËRKOMBËTAR PËR DORDOLECIN NË PRESIDENCË ILIR METËN

Ad

Nga EAGLE’S VOICE

IZOLIM NDËRKOMBËTAR PËR DORDOLECIN NË PRESIDENCË ILIR METËN.

Në harkun kohor të dy javëve ndodhin dy vizita të rëndësishme në Tiranë, një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetra nga Bashkimi Europian. Emëruesi i përbashkët i këtyre vizitave është se në të dyja rastet shmanget nga agjenda e takimeve shtetasi Ilir Meta.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka mbërritur sot në Tiranë nga Shkupi, pas takimeve me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Kryetemë e këtyre takimeve është hapja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Por, megjithëse tema është e njëjtë si në Shkup, ashtu edhe në Tiranë, agjenda e takimeve nuk është e tillë. Presidenti i Këshillit Europian nuk do të takohet me Ilir Meten.

I vetmi takim i tij do të jetë me kryeministrin Edi Rama rreth orës 15:00. Takimi pritet të zgjasë rreth 30 minuta, për të nisur më pas një ceremoni dorëzimi medaljeje dhe më vonë një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar.

Mungesa e një takimi me “homologun” Ilir Meta bie në sy, aq më tepër që është rasti i dytë brenda dy javëve.

I pari që shmangu Ilir Metën ishte drejtori në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.

AS NDËRKOMBËTARËT NUK E NJOHIN MË SI PRESIDENT BURRIN E MONIKËS!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *