Ad
Informacione për regjistrimin në gjykatë të shoqatave dhe fondacioneve

Informacione për regjistrimin në gjykatë të shoqatave dhe fondacioneve

Ad

Kerkesa që i drejtohet gjykatës për regjistrim. Ajo duhet të nënshkruhet nga personi ose personat e autorizur nga shoqata. Firmat që figurojnë në kërkesë duhet të vërtetohen si autentike nga noteri ose nga një institucion tjetër shtetëror.

Statusi i shoqatës

Në mënyrë të vëçantë duhet të përmbajë:

  • emri dhe qëllimi i shoqatës, selia e vetë, dhe territori në të cilin do të zhvillojë veprimtarinë;
  • kushtet e pranimit dhe të largimit të anëtarëve, si dhe të drejtat dhe detyrat e tyre;
  • kushtet e pranimit dhe të largimit të anëtarëve, si dhe të drejtat dhe detyrat e tyre;
  • organet drejtuese të shoqatës , mënyrën e formimit dhe kompetencat e tyre;
  • afatet, mënyrën e thirrjes dhe kompetencat e mbledhjeve të përgjithshme dhe të deklegatëve;
  • burimin e mjeteve materiale të saj, si dhe kontributet apo kuatat që duhet të japë çdo anëtar;
  • mënyrën e ndryshimit të statutit të shoqatës .

Firmat që figurojnë në statut duhet të figurojnë si autentike nga noteri ose nga një institucion tjetër shtetëror.

Programi i shoqatës

Të gjithë anëtarët themelues duhet të nënshkruajnë programin.

Firmat që figurojnë në program duhet të vërtetohen si autentike nga noteri ose nga një institucion tjetër shtetëror.

Vendimi. Që emëron anëtarët e organeve drejtuese të shoqatës. Ky vendim duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët themelues të shoqatës dhe çdo vendim tjetër i mëparshëm duhet të nënshkruhet sipas mënyrës së përcaktuar në statut. Firmat që figurojnë në vendim duhet të vërtetohen si autentike nga noteri ose nga një institucion tjetër shtetëror.

PER REGJISTRIMIN NE GJYKATE TE NJE FONDACIONI DUHEN
DOREZUAR DOKUMENTAT E MEPOSHTEM:

KERKESA që i drejtohet gjykatës për regjistrim. Ajo duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët themelues të fondacionit.

Firmat që figurojnë në kërkesë duhet të figurojnë si autentike nga noteri ose nga një instituucion tjetër shtetëror.

Akti i krijimit te fondacionit

Akti duhet të përmbajë veçanërisht :

  •  emrat e themeluesve;
  •  qëllimin e fondacionit;
  •  përbërësit e pasurisë së fondacionit ( para, letra me vlerë ose sende të luajtshme ose të paluajtshme);
  •  burimet dhe mënyrën e financimit;
  • organet drejtuese, kompetencat e tyre si dhe emrat të anëtarëve të administratës.

Të gjithë anëtarët themelues të fondacionit duhet të nënshkruajnë aktin e themelimit të tij. Firmat që figurojnë në aktin e themelimit duhet të vërtetohen si autentike nga noteri ose nga një institucion tjetër shtetëror.

Vendimi që emëron anëtarët e administratës së fondacionit ( nëse nuk janë emëruar direkt nëpërmjet ndonjë dispozite të aktit të themelimit).

Ky vendim duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët themelues të fondacionit dhe çdo vendim tjetër i mëparshëm duhet të nënshkruhet sipas mënyrës në aktin e themelimit. Firmat që figurojnë në vendim duhet të vërtetohen si autentike nga noteri ose nga një institucion tjetër shtetëror.

Vertetimi që evidenton kontributin në të holla ose në letra me vlera ose përbërës të tjerë të pasurisë (nëse ka kontribute të tilla ).

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *