Ad
Ilir Meta vendos të hedhë vetë shortin për KED, ja strategjia e presidentit për të nxjerrë jashtë loje Ardian Dvoranin

Ilir Meta vendos të hedhë vetë shortin për KED, ja strategjia e presidentit për të nxjerrë jashtë loje Ardian Dvoranin

Ad

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të hedhë vetë shortin për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë. Një vit më parë presidenti Meta ia delegoi këtë të drejtë Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të përplasjeve me Parlamentin sa i takon leximit ndryshe për procedurën mbi hedhjen e shortit. Por për këtë viti Meta duket se ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur që të hedhë më 5 dhjetor në ambientet e Presidencës shortin për zgjedhjen e KED. Vendimin e bëri publik vetë Presidenca në faqen e saj zyrtare, pas takimit që kreu i shtetit pati me Besnik Muçin. Mes të tjerash, zoti Meta vë në dukje faktin se pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese. “Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet të gjithë veprimtarinë e Këshillit, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti tentativë për të nxjerrë jashtë loje Dvoranin

Por duket se vendimi i presidentit Ilir Meta për të hedhur shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është një lëvizje strategjikë për të nxjerrë jashtë Ardian Dvoranin. Ky i fundit është i vetmi përfaqësues i Gjykatës së Lartë dhe sipas ligjit zgjidhet automatikisht kreu i KED. Por për zotin Dvorani kreu i shtetit ka kërkuar ndjekje penale. Kështu që, duke qenë se ligji e përcakton se nëse një person që është në ndjekje penale nga organi i akuzës nuk mund të kandidojë për të qenë pjesë e KED-së. Kjo do të thotë se Ardian Dvorani, që drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ka si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm pas procesit të vetingut rrezikon që të përjashtohet nga rikandidimi nëse ndaj tij do të nisë një proces penal nga prokuroria. E gjithë kjo situatë do të thotë se nëse nis hetimi kundër Dvoranit, pas kallëzimit të Ilir Metës, ai mbetet jashtë KED-së dhe në kushtet kur nga Gjykata e Lartë nuk ka asnjë emër tjetër (pasi Medi Bici është anëtar i KLGJ), ky institucion futet në ngërç. Pra, duket qartë se presidenti Ilir Meta e ka paditur qëllimisht në prokurori Ardian Dvoranin, në mënyrë që ta nxjerrë jashtë loje atë dhe ta përjashtojënga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Thënë më troç, Meta u “hakmor” ndaj Dvoranit me këtë lëvizje. Megjithatë, kjo lëvizje e kreu të shtetit mund të rezultojë si një tentativë e dështuar, pasi nëse prokuroria nuk regjistron procedim penal ndaj Ardian Dvoranit deri në datën 5 dhjetor, ky i fundit zgjidhet automatikisht anëtar dhe kreu i KED. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *